Fundi i telenovelës këtë fundjavë? Në qendër të vëmendjes që nga hapja e afatit kalimtar të verës, Kylian Mbappé mund (më në fund) të vendosë për të ardhmen e tij në orët e ardhshme, sipas gazetës madrilene “Marca”.
Një takim në nivele shumë të larta është planifikuar për këtë të premte mes PSG-së dhe sulmuesit të tij francez për të marrë një vendim. Dy zgjidhje janë gjithmonë në dispozicion të kapitenit të skuadrës franceze: zgjatje, ose largim këtë verë.
I vendosur të shtrëngonte “vidën”, Parisi nuk do të lejonte një largim falas të yllit të tij në vitin 2024, por do t’i ofronte atij një zgjatje të kontratës për dy ose tre vjet, njofton e përditshmja spanjole! Në të kundërt do të nisin procedurat për largimin e tij nga PSG para fillimit të sezonit të ri…