Sot takimi VLEN-Mickoski për ndryshimet në Qeveri, kush çka do të marr?!

Picture of Ina Online
Ina Online

12/11/2025

Sot pritet të zhvillohet takimi vendimtar mes koalicionit shqiptar VLEN dhe kryeministrit Hristijan Mickoski, ku do të diskutohen ndarja e resorëve dhe struktura e ardhshme qeveritare pas zgjedhjeve lokale ku disa vende ministrash janë vakante, përcjell INA.

Burime nga brenda koalicionit bëjnë të ditur për INA se VLEN synon të forcojë pozicionin e vet në raport me marrëveshjet fillestare, duke argumentuar se rezultati zgjedhor i jep legjitimitet për një pjesëmarrje më të gjerë dhe më të peshës në qeveri.

Në këtë takim pritet të kërkohen më shumë poste ministrore dhe kontroll mbi sektorë strategjikë, përmes të cilëve koalicioni do të mund të realizojë programin dhe premtimet e dhëna para qytetarëve.

Takimi i sotëm vlerësohet si testi i parë serioz për kohezionin e koalicionit qeveritar. Do të jetë vendimtare të shihet nëse kryeministri Mickoski do të jetë i gatshëm të plotësojë kërkesat e partnerëve apo do të ketë taktizime për zvarritjen e procesit të rikonstruimit të Qeverisë në fillim të vitit të ardhshëm, kur po spekulohen edhe zgjedhje të parakohshme.

Rikonstruktimi më i zgjeruar në fillim të 2026

Në vijim të këtyre zhvillimeve, burime jozyrtare brenda qeverisë bëjnë të ditur për INA se pas marrëveshjeve për strukturën e re, pritet të nisë edhe një rikonstruktim i kabinetit qeveritar.

Partnerët e koalicionit në ekzekutiv e konsiderojnë këtë hap të domosdoshëm, ndonëse ende nuk është përcaktuar koha e saktë se kur do të ndodhë.

Sipas informacioneve që lansoi TV21, do të ketë zëvendësime të disa ministrave, si nga radhët e VMRO-DPMNE-së, ashtu edhe nga koalicioni VLEN. Ndër emrat e përmendur janë:

Ministri i Punëve të Brendshme – Pançe Toshkovski (VMRO-DPMNE)
Ministri i Bujqësisë – Cvetan Tripunovski (VMRO-DPMNE)
Ministri i Kulturës dhe Turizmit – Zoran Lutkov (VMRO-DPMNE)
Ministrja e Arsimit – Vesna Janevska (VMRO-DPMNE)
Ministri i Drejtësisë – Igor Filkov (ZNAM)
Ministri i Ekonomisë – Besar Durmishi (VLEN)
Ministri për Çështje Evropiane – Orhan Murtezani (VLEN)

Ky rikonstruktim i mundshëm shihet si pjesë e marrëveshjeve të reja politike që do të dalin nga negociatat mes VLEN-it dhe VMRO-DPMNE-së.(INA)

TË FUNDIT

Real Madridi e cakton çmimin e largimit për Vinicius

Verifikohen 65% e votave, këto janë rezultatet aktuale mes Tahirit dhe Pecit

550 punonjës të Lukoil në Maqedoni rrezikojnë të mbesin pa punë!

“Njerëzit që janë të varfër e meritojnë të jenë të tillë”, Ermal Mamaqi sqaron deklaratën virale

Deri në fund të viti duhet të bëhet pagesa e K-15

Hill për komunikatat e UÇK-së: Nuk e di kush i lëshonte, nuk i merrnim si bazë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË