Kuvendi i Kosovës sot do të provoj tentimin e radhës të 40-të për konstitutimin e tij. Seanca është caktuar në orën në orën 11:00, por parashikimet janë që nuk do të ketë epilog të mirë dhe do të jetë dështimi i radhës.
Tridhjetenëntë vazhdimet e deritanishme kanë dështuar për formimin e legjislaturës së nëntë të dalë nga zgjedhjet e nëntë shkurtit.
Përveç betimit të deputetëve të zgjedhur, Kuvendi i ri ka mbetur i pa konstituar në mungesë të zgjedhjes së kryetarit të ri dhe nënkryetarëve.
Kandidatja për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu në gjashtë tentime ka dështuar të marrë votat e duhura. (INA)