Sot tri seanca të PSP-së, “Trajektorja”, “Trust” dhe “Tarifa”

0

Në Gjykatën Penale sot do të mbahen seancat për lëndët e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) “Trajektorja”, “Trust” dhe “Tarifa”.

Në “Trajektoren” të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe ish-drejtori për Rrugë Shtetërore Lupço Georgievski, me çka në vitin 2012/2013 kanë tejkaluar autorizimet e tyre në procedurën për përzgjedhjen e kompanisë për ndërtimin e segmentit rrugor deri në Shtip dhe Ohër.

Seancë gjyqësore duhet të mbahet edhe për lëndën “Trust” ku i akuzuar i parë është Sead Koçan, dy persona fizikë dhe tre juridikë, mes të cilëve edhe drejtuesit e firmave “Transmet”, “Sileks” dhe “Vato” SHPKNJP, për pjesëmarrje në tenderin e Elektranave të Maqedonisë.

Sipas aktakuzës, të dyshuarit me dokumente të falsifikuara kanë kurdisur tenderë në ELEM në vlerë prej 17 milionë eurosh duke e dëmtuar buxhetin e shtetit me më së paku 155 mijë euro.

Në bankën e të akuzuarve sot duhet të ulen edhe ish-drejtori gjeneral i SHA “ELEM”, Dejan Boshkoski dhe dy persona tjerë të cilët akuzohen për rastin “Tarifa”.

Komentet

komentet