Sot u mbajt Seanca e tretë e Këshillit Komunal për Mbrojtje Sociale në komunën e Tetovës

Picture of INA
INA

24/11/2023

Sot në hapësirat e komunës së Tetovës u mbajt Seanca e tretë e Këshillit Komunal për Mbrojtje Sociale, në të cilën ishin të ftuar përfaqësues të shoqatave qytetare dhe organizatave joqeveritare nga fusha e mbrojtjes sociale.

Ata u njoftuan për punën dhe planet e ardhshme të Këshillit për Mbrojtje Sociale të Komunës së Tetovës.

Përgjegjësitë e komunave në mbrojtjen sociale rregullohen me Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale, në të cilën parashikohet mbrojtja e kategorive sociale siç janë mbrojtja e fëmijëve, kopshtet dhe shtëpitë e pleqve, sigurimi i kujdesit social për personat me aftësi të kufizuara, fëmijët pa prindër dhe pa kujdes prindëror, fëmijët e pa strehë , të abuzuarit me drogë dhe alkool, gratë viktima të dhunës familjare etj.

Përfaqësuesit e shoqatave përshëndetën punën e këtij Këshilli dhe i dhe uruan që të kenë bashkëpunim, mbështetje dhe suksese të përbashkëta.

Problemet sociale në shoqërinë tonë janë të shumta, ndër kryesoret që sot u potencuan ishin:

Mungesa e shërbimeve “Ndihmë dhe Kujdes Shtëpiak” për të moshuarit;
Hapja ose përshtatja e Qendrës Ditore për punë me fëmijët me nevoja të veçanta dhe mbi 26 vjeç;
Renovimi i “Shtëpisë së Pensionistëve” në Tetovë;
përshtatjen e institucioneve dhe palestrave sportive për personat me nevoja të veçanta,
përmirësimi i infrastrukturës urbane për personat e verbër,
rritjen e stafit profesional të psikologëve,
edukatorë special-logopedë në shkollat fillore dhe të mesme
mungesa e asistentëve edukativë në çerdhe dhe shkolla etj.
Në këtë seancë ishte i pranishëm edhe një përkthyes i licencuar i gjuhës së shenjave për nevojat e personave të shurdhër dhe me vështirësi në dëgjim, në mënyrë që të jemi njësoj të aksesueshëm për të gjithë.

Komuna e Tetovës vazhdon të punojë në shërbim të qytetarëve dhe nevojave të tyre, kësaj radhe përmes Këshillit Komunal për Mbrojtje Sociale (KKMS), përmes të cilit do të thellohet bashkëpunimi me përfaqësues të të gjitha institucioneve, organizatave dhe ekspertëve përkatës.

Plani Social i Komunës dhe Programi Vjetor për punën e KKMS për tre vitet e ardhshme, i cili do të mbulojë të gjitha kategoritë e qytetarëve në rrezik social, janë në fazën përfundimtare.

Shpresojmë që do të gjejmë mbështetjen e duhur nga Ministria dhe ne do jemi urë lidhëse e realizimit të projekteve ku do përmirësohet dukshëm cilësia e jetë së qytetarëve, kryetarja e Këshillit Social, Halime Rustemi.

TË FUNDIT
2 orë
Taravari: Shqiptarët do të kenë kryeparlamentarin e gjashtë ministri (VIDEO)
2 orë
Salihu mbështetje nga bashkëatdhetarët në Padova
4 orë
VLEN: Ali Ahmeti e ka humbur kontrollin, i bëjmë thirrje të bëhet opozitë konstruktive
5 orë
Gashi për bisedimet me VMRO-në për qeveri: Bukur mirë, në rrugë të mbarë
6 orë
Kurti priti krerët e koalicionit VLEN, i uroi për fitoren dhe rezultatin zgjedhor

ME TE LEXUARA

6 orë
Kurti priti krerët e koalicionit VLEN, i uroi për fitoren dhe rezultatin zgjedhor
5 orë
Gashi për bisedimet me VMRO-në për qeveri: Bukur mirë, në rrugë të mbarë
1 ditë
Rivotim në Zhelinë, Gjykata vendosi, VLEN: Drejtësia fitoi
4 orë
VLEN: Ali Ahmeti e ka humbur kontrollin, i bëjmë thirrje të bëhet opozitë konstruktive
16 orë
Paradite mot me diell dhe i ngrohtë, pasdite në disa pjesë të Maqedonisë së Veriut pritet shi dhe bubullima

LEXO MË SHUMË

Arben Taravari

Taravari: Shqiptarët do të kenë kryeparlamentarin e gjashtë ministri (VIDEO)

IMG_2207

Salihu mbështetje nga bashkëatdhetarët në Padova

vlen gashi kasami mexhiti taravari

VLEN: Ali Ahmeti e ka humbur kontrollin, i bëjmë thirrje të bëhet opozitë konstruktive

Screenshot-31

Gashi për bisedimet me VMRO-në për qeveri: Bukur mirë, në rrugë të mbarë

IMG_2195

Kurti priti krerët e koalicionit VLEN, i uroi për fitoren dhe rezultatin zgjedhor

Gordana Siljanovska Davkova

Presidentja e sapozgjedhur nisi me zgjedhjen e stafit, sa kuadro shqiptare do jenë?!

Screenshot_2024-05-18-15-32-20-219_com.android.chrome-edit

Fronti Europian mund t’i humbë dy deputetë? Ahmeti: I dimë në detaje marrëveshjet në podrumet e kuqe

IMG_2192

Deputetja shqiptare do ta udhëheq seancën konstituive të përbërjes së re parlamentare

Aksidenti-600x360

Aksident në Kërçovë, 5 të lënduar

INFO

NA NDIQ