Sot në ora 15:00 në varrezat e reja të fshatit Burojë të Skenderajt do të zhvillohet ceremonia e varrimit të Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Komuna e Skenderajt ka bërë të ditur se ceremonia mortore po organizohet nën përkujdesjen e kryetarit të kësaj komune, Fadil Nura.
Pasdite në ora 15:00, do të zhvillohet ceremonia e varrimit në varrezat e fshatit Burojë, ku pritet pjesëmarrje e gjerë nga qytetarë dhe personalitete të ndryshme.
Ndërkohë, është bërë e ditur se Gjykata Speciale ka refuzuar kërkesën e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për t’u liruar përkohësisht në mënyrë që të merrte pjesë në ceremoninë mortore të babait të tij.