Pas tetë vitesh, Gareth Southgate është larguar nga pankina e Anglisë dhe tani po shijon pak pushim.
Dhe ndoshta ky pushim mund të mos zgjasë shumë, duke qenë se në një intervistë dhënë për Sky Sports UK, ish-trajneri i kombëtares së “Tre Luanëve” është shprehur duke hapur edhe mundësinë për t’u tërhequr dhe për të mos qenë më trajner.
“Kam shumë mundësi, jam shumë mendjehapur. Puna ime e radhës mund të jetë futbolli, por mund të jetë edhe jashtë futbollit. Do të marr pak kohë, do të rimbushem pak dhe më pas do të shohim. Mendoj se tani njerëzit e dinë se duhet të kthej të gjithë energjinë time.”
Për lamtumirën e tij me Anglinë dhe momentin aktual të kombëtares: “Mendoj se ndoshta ishte koha e duhur për të ndryshuar. Nuk kam nevojë të flas për ekipin tani. Më duhet t’i lë të tjerët të marrin drejtimin, t’u jap atyre hapësirën e duhur, ata duhet të udhëheqin ekipin drejt sfidave të reja.”