Shkruan: Mustaf Veseli
Republika Franceze është shumë e kujdesshme për të përfaqësuar gjithë qytetarët e saj që janë dhe kanë të drejtën e votës. Përfaqësimi i qytetarëve të saj fillon me qytetarët që kanë mundësinë e votës pa pengesa në ditët e caktuara zyrtare të votimeve dhe ky djep kulturor dhe politik botëtror – Franca – ngelet një ndër modelet më të mira se si mobilizon gjithë kapacitetet e saja për t’ju mundësuar qytetarëve të saj që kanë nevoja më specifike për të transferuar sovranitetin e tyre në kutitë e votimit, e siç janë ato të burgosurit, personat me nevoja të veçanta, banorët e territoreve jashtë Hegzagonit (territoire d’outre mer : la Guadeloupe, la Guyane française, la Martinique, La Réunion, Mayotte, la Nouvelle-Calédonie, la Polynésie française, Saint-Barthélemy, Saint-Martin, Saint-Pierre-et-Miquelon, les Terres Australes et Antarctiques Françaises et les îles de Wallis-et-Futuna) si dhe zonat e ndryshme të Francezëve që jetojnë jashtë territorit të Hegzagonit, të prezantuara siç vijojnë:
• Zona 1 – ShBA dhe Kanada – 253386 votues
• Zona 2 – Meksika, Amerika qenderore… 90423 votues
• Zona 3 – Evropa Veriore (ujëdhesat …) 178686 votues
• Zona 4 – Beneluksi (Belgjika, Holanda dhe Luksemburgu) 167655 votues
• Zona 5 – Gadishulli Iberik, 108620 votues
• ZONA 6 – ZVICRA dhe LISHTENSHTEINI, 173720 votues
• Zona 7 – Evropa Qendrore dhe Ballkani, 130413 votues
• Zona 8 – Qyproja, Greqia, Izraeli, Italia, Malta, Turqia, Territoret palestineze, 137660 votues
• Zona 9 – Vendet e Magribit (Maroku, Algjeria, Tunisia) dhe Afrika perëndimore, 158872
• Zona 10 – Lindja e Mesme dhe Afrika si tërësi gjeografike (pa Afrikën perëndimore), 145228 votues
• Zona 11 – Bjelorusia, Moldavia, Ukrania, Rusia dhe pjesë nga Azia
(total : 1’683’915 votues jashtë Hegzagonit)
Radhisë gjithë këto zona që gjithësej janë njëmbëdhjetë e që dëshmojnë faktin se ku jetojnë qytetarë francezë, ato janë të përfaqësuar në Kuvendin Kombëtar Francez (Assemblé Nationale Française) duke pasur secila zonë deputetin e saj respektiv.
Krahasur me numrin e banorëve të Francës që është 67.97 million, i bie që njëmbëdhjetë deputetë dalin për 2.47% të popullatës së Francës që jeton jashtë Hegzagonit.
Qëllimi i këtij intervenimi është që të sjellim në vëmendje përqindjen se sa shqiptarë, maqedonë ose kombësi tjera që jetojmë jashtë shtetit jemi dhe sa jemi të përfaqësuar dhe në çfarë forme ?
Koha është që të demokratizojmë vendin tonë dhe mos të mbetet asnjë qytetarë jashtë repbulikës i papërfaqësuar. Thjesht, sovraniteti ynë duhet të përfaqësohet në kutitë e votimit dhe mundësitë më të mira për këto votime i jep Zvicra përmes zarfeve të votimeve që i dërgon në shtëpi qytetarëve të vet ose si rasti i Francës, Estonisë përmes e-votingut, praktikë evropiane e dëshmuar që fonksionon për t’i mundësuar qytetarëve të drejtën e votës, një e drejtë legjitime, demokratike dhe e pamohueshme !
P.s. Në foto kemi Marc Ferracci në të djathtë te Presidentit Makron, deputeti aktual i Francezëve të Zvicrës dhe Lishtenshtajnit, i njohur ndryshe edhe si krahu i afërt i presidentit Makron