Profesori dhe njëherësh analisti politik, Nexhmedin Spahiu ka komentuar përpjekjet e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump për të ndërmjetësuar një marrëveshje për paqe për luftën në Rusi-Ukrainë.
Spahiu ka vlerësuar se zhvillimet në luftën Rusi-Ukrainë mund të ndikojnë edhe në Ballkan.
Sipas tij, nuk përjashtohet mundësia që KFOR-i amerikan të tërhiqet dhe të lindë rreziku për një luftë në Kosovë.
“Kjo thjesht e rrezikon luftën në Kosovë. Rrezikun e bën akoma më të madh kjo e Trumpit dhe kjo çfarë ndodh me Ukrainën tash. Fare leht munet mu tërheq KFOR-i amerikan dhe thotë po ia lë evropianëve në dorë”, ka thënë ai.
Spahiu ka theksuar se kjo mund të ndodhë nëse SHBA thotë se po ia lë në dorë Ballkanin evropianëve.
“Për mu ma trishtuese është që Trump ka thanë që do të ua lë Ballkanin evropianëve. E kanë pasur në bisedime zyrtare, por kanë prapa çdo vendimi sidomos për Kosovën”, ka thënë Spahiu.