Spahiu: O prokuror e gjykatës idiotë, edhe Valon Syla do të duhej të ishte në burg!

Iliria News Agency
Iliria News Agency

15/04/2023

Analisti politik Nexhmedin Spahiu, e ka quajtur “çmenduri” vendimin e prokurorisë dhe të gjykatës që ka dënuar me paraburgim vetëm sulmuesit e gazetarit Valon Syla.

Përmes një postimi në Facebook, Spahiu ka thënë se edhe Syla do të duhej të dënohej për nxitje të urrejtjes fetare dhe mosdurimit, ndërsa sulmuesit të dënohen për sulm fizik, përcjell Bota sot.

Sipas tij, të dyja palët do të duhej të përfundonin në burg.

“Çmenduri e prokurorisë dhe gjykatës. Në vend se Valon Syla të dënohet për nxitje të urrejtjes fetare dhe mosdurimit e sulmuesit e tij të dënohen për sulm fizik, gjykata paska lënë të lirë Valonin ndërsa sulmuesit e tij qenkan dënuar për “nxitje të urrejtjes dhe mosdurimit”. O prokuror idiot, e gjykatës idiot, urrejtjen dhe mosdurimin e ka nxitur Valon Syla, kurse sulmuesit nuk e kanë nxitur, por e kanë shprehur mosdurimin në mënyrë të palejueshme ndaj urrejtjes që ka nxitur pikërisht viktima e tyre. Këtu të dy palët duhet të jenë në burg. E me qenë krejt puna paq, prokurorit e gjykatësit ish dashtë me iu marrë diploma”, ka shkruar Spahiu, në llogarinë e tij në Facebook.

Gazetari Syla u sulmua fizikisht të martën në mbrëmje, nga tre persona. Ai mori trajtim mjekësor në QKUK. Syla kishte bërë disa reagime lidhur me dhurimin e një veture “Mercedes” dhuratë për një hoxhë në Prizren, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i Bashkësisë Islame, Naim Tërnava./Botasot

https://www.facebook.com/nexhmedin.spahiu.3/posts/6177526245600823

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

reuten

Reuten: Sanksionuam Kosovën, jo agresorin – duhen hapa ndaj Vuçiqit e Dodikut

stevo-pendarovskiii-780x470-1

Pendarovski: Do të anëtarsohem në VMRO-DPMNE nëse do të arrijnë që maqedonasit t’i përfshijnë në Kushtetutën bullgare

IMG_9497

Kongresi i LSDM zyrtarizoi kandidaturën e Pendarovskit për president

IMG_9496

IPIS demanton: Nuk kemi bërë anketë që u shpërnda sot

IMG_9478

Pritja e Taravarit në Strugë në hapjen e shtabit zgjedhor (Video)

IMG_9479

Selimi: Ndihma e shpejt në Shkup për herë të parë me shef shqiptar

David-Philips

Serbët le të shkojnë në Serbi, nëse duan të përdorin dinarin, thotë ish-zyrtari amerikan

bdi-ali-ahmeti-cair

BDI me kandidatë për deputetë në njësitë 3 dhe 4, ja emrat?

Ilir-Demiri-921x614

Demiri: nuk do të ketë incizime pa radhë, terminet për rezonancë magnetike do të publikohen në “Termini im”

INFO

NA NDIQ