Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në Mal të Zi, në konferencën për media me Dritan Abazoviqin ka pyetur gazetarët thotë
“ E njihni ju malazezët Oso Kukën? Me siguri keni edhe ju ndonje Oso Kukoviç që është futur në kullë dhe ka luftuar me gjithë perandoritë dhe në fund është vrarë heroikisht.
Ndaj kësaj deklarate kanë reaguar analistët kosovarë, Rron Gjinovci dhe profesori Nexhmedin Spahiu.
“Oso Kuka është vrarë në luftë pikërisht nga malazezët. Injoranca është e frikshme kjo e kryeministrit shqiptarë!”, është shprehur Rron Gjinovci.
Të njëjtin mendim e ka ndarë edhe profesori dhe analisti Nexhmedin Spahiu.
“Çfarë injoranti. Ka lexuar në jetë vetëm dy libra e ka shkruar 3 libra të pavlerë dhe e tregon vetën budalla para të tjerëve. E ka kallë Albini. 3 njerëz janë që Edi Ramën e kanë ba me folë vetmeveti: 1. Arben Popoci 2. Rron Gjinovci dhe 3. Albin Kurti”, është shprehur Spahiu. (INA)