Spalletti me fjalë të mëdha për Shqipërinë: Po luajnë futboll të bukur, janë kundërshtar të vështirë

INA
INA

03/12/2023

Italia do të jetë kundërshtari i parë i Shqipërisë në Kampionatin Evropian 2024, me sfidën që është planifikuar të mbahet më datë 15 qershor në Dortmund.Përzgjedhësi i Italisë, Luciano Spalletti, ka komentuar shortin duke vlerësuar lartë formën e Shqipërisë dhe mënyrën se si luajnë futboll.“Për momentin Shqipëria është një nga më të fortat në qarkullim. Po luan futboll shumë të bukur dhe është në kushte fantastike. Të shohim a do të jetë në këtë nivel edhe në muajin qershor. Nuk mund të bëj parashikime”, ka thënë fillimisht Spalletti.Kur u pyet për kundërshtarët e Italisë në grup, Spalletti tha se ka mundur të shkontë më mirë duke shtuar se të qenurit në vazon e katërt ka pasoja.“Mund të shkonte më mirë. Të jesh në vazon e katërt ka këto pasoja, megjithatë jemi Italia dhe do t’i luajmë me krenari të gjitha ndeshjet. E nisim ndaj Shqipërisë, por është e vështirë të bësh parashikime tani. Do të shohim si do të jetë gjendja e fubollistëve atëherë”, u shpreh ai.Në fund ai tha se e njeh mjaft mirë Shqipërinë jo vetëm për faktin se shumë lojtarë shqiptarë luajnë në Serie A.“Unë ju njoh edhe juve (gazetarët), jo më futbollistët. Di gjithçka për Shqipërinë”, përfundoi 64-vjeçari./ss/

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Erjona-Jonuzi

Erjona Jonuzi dekorohet nga Komuna e Tetovës për kontributin në sport

Napoli rrahmani

VIDEO/ Napoli triumfon mes dramës, Juventus mposhtet në “Maradona”

Britain Soccer Champions League

Bajerni “hjek” dorë nga Çabi Alonso, tani preferon trajnerin holandez

Bellingam Real Barca

Sulmi “nuk ndez”, Barcelona del e “gjymtuar” nga “San Mames”

maradona

Lista me yjet e futbollit që ranë në rrjetën e dopingut, nga Maradona te Guardiola e së fundmi Pogba

manchester-city

City fiton derbin e Manchesterit

IMG_9475

Shkëndija e “shkel” Vardarin, por si kaloi Shkupi dhe Struga

shaqiri-zvicra

Xherdan Shaqiri gjen golin e parë në sezonin e ri, por Chicago Fire pëson humbje

le brons

LeBron James, i pari që arrin shifrën prej 40 mijë pikëve në NBA

INFO

NA NDIQ