Sonte zhvillohet gjysmëfinalja e dytë në Ligën e Kombëve , kur do të përballen kombëtarja e Spanjës dhe ajo e Francës. Në orën 21:00, në stadiumin “MHPArena” në Shtutgart do të zhvillohet përballja e madhe e gjysmëfinales.
Fituesi shkon në finale, ku po e pret kombëtarja e Portugalisë, e cila mbrëmë eliminoi Gjermaninë, falë golave te Konseisaos dhe Ronaldo. Golin e vetëm për vendasit e Shënoi Virtz.