Spanja refuzon ta njohë Kosovën, këto janë dallimet me shtetin palestinez – ja si ‘ra’ në kurthin e Serbisë!

Picture of ina-online
ina-online

01/06/2024

Arife Morina/Bota Sot

“Hapi i Spanjës për ta njohur Palestinën sigurisht që është i inicuar nga motive të tjera, që nuk do të ishin të njëjta si në rastin e Kosovës”“Kosova dhe Palestina kanë bërë rrugë të ndryshme historike”
Së fundi, Spanja njoftoi se ka njohur shtetin palestinez, kjo me synimin për të kontribuar në arritjen e paqes mes izraelitëve dhe palestinezëve.

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, potencoi se njohja e shtetit të Palestinës ka për qëllim arritjen e paqes.

“Është e vetmja mënyrë për të realizuar zgjidhjen që ne të gjithë e njohim si e vetmja e mundshme për të arritur të ardhmen e paqes – një shtet palestinez që bashkëjeton përkrah shtetit të Izraelit në paqe dhe siguri”, tha Sanchez.

Kjo lëvizje e qeverisë spanjolle nxiti reagime të menjëhershme, ku edhe u shtrua pyetja pse Spanja po heziton ta njohë Kosovën, shtet me shumicë shqiptare që e ka shpallur pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, pas luftës dhe bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë në vitin 1999?!

Derisa më shumë se 110 shtete e kanë njohur shtetësinë e Kosovës, ndër të cilat shumica nga BE-ja, si dhe SHBA-ja, Serbia refuzon ta njohë, së bashku me Rusinë dhe Kinën. Spanja, Greqia, Qiproja, Rumania dhe Sllovakia, po ashtu, ende nuk e kanë bërë një gjë të tillë.

Mirëpo, njohja e fundit e Spanjës për Palestinën, po merret si sinjal pozitiv, ku në këtë pikë mund të shpresohet se mund të ketë një njohje edhe për Kosovën.

Por, çfarë hapash duhet të ndërmarr Kosova në lobimin e saj në shtetin spanjoll, kjo për të siguruar njohjen e shumë rëndësishme.

Azemi: Kosova dhe Palestina nuk janë në peshoren e njëjtë të politikës së jashtme spanjolle

Publicisti Emin Azemi në një prononcim për “Bota sot” u shpreh se raportet e Spanjës me Palestinën dhe Kosovën dallojnë.

Ai përmendi edhe motivet që e shtynë qeverinë spanjolle për ta njohur shtetin palestinez, derisa tha se Kosova nuk është në ‘peshoren’ e njëjtë me Palestinën.

“Mendoj se kemi të bëjmë me dy kontekste të ndryshme gjeopolitike dhe në këtë këndvështrim raportet në mes të Spanjës Palestinës dhe Kosovës, ndryshojnë. Hapi i Spanjës për ta njohur Palestinën sigurisht që është i iniçuar nga motive të tjera, që nuk do të ishin të njëjta si në rastin e Kosovës. Pra, Kosova dhe Palestina nuk janë në peshoren e njëjtë të politikës së jashtme spanjolle, për shkak se politika dhe diplomacia e Madridit te Palestina sheh faktorë të tjerë që janë të natyrës historike e civilizuese, kurse në rastin e Kosovës Spanja përdor kuti tjetër në vlerësimi e gjërave, ku para së gjithash dominojnë motivet që ndërlidhen me sindromin e Katalonisë”, deklaroi publicisti.

Po ashtu, Azemi tha se Madridi e sheh Kosovën si një territor të kontestuar.

“Sipas politikës zyrtare spanjolle, problemi palestinez është një luftë e papërfunduar në mes të dy popujve për të siguruar territor me atribute shtetërore, kurse në rastin e Kosovës, Madridi zyrtar ende këtë problem e shikon me syzat e mjegulluara mbi formimin e shteteve të reja në një territor të kontestuar dhe pranuar nga dy palë me synime krejt të kundërta”.

Ndër të tjera, publicisti shpjegoi se Spanja ka rënë në kurthin e Beogradit dhe propagandën e tij për Kosovën.

“Kosova e fitoi pavarësinë nga Serbia duke u bërë shtet brenda kufijve që i kishte paraprakisht edhe kur ishte Krahinë autonome, kufij të cilët Beogradi nuk i njeh. Në këtë këtë kurth të mosnjohjes së kufijve shtetëror të Kosovës ka rënë edhe Spanja sepse në pasqyrën e Kosovës e sheh gabimisht Kataloninë, një shembull ky megjithatë jo gjithmonë i krahasueshëm me Kosovën.

Kosova dhe Palestina kanë bërë rrugë të ndryshme historike, ashtu siç kanë bërë rrugë të ndryshme Serbia dhe Izraeli, prandaj çdo krahasim në mes të këtyre dy realiteteve nxjerr rezultatet të lajthitura”, përfundoi Emin Azemi për “Bota sot”.

Halimi: Vendimi i Spanjës për ta njohur shtetin e Palestinës është veprim shumë i qëlluar

Kurse, për këtë temë në një bashkëbisedim për “Bota sot” foli edhe drejtori ekzekutiv i Institutit për Studime Evropiane dhe Globale, Jeton Halimi.

Së pari, ai tha se ka mungesë të lobimeve të diplomacisë së Kosovës në Spanjë, derisa mirëpriti njohjen e shtetit palestinez nga kjo e fundit.

“Une mendoj kemi një ministre të Punëve të Jashtme analfabet në aspektin profesionl.

Vendimi i Spanjës për njohjen e shtetit të Palestinës është veprim shumë i qëlluar në kohën momentale dhe shpresoj se edhe shtetet tjera ta marrin po të njëjtin veprim.

Diplomacia kosovare thjesht ka dështuar, sa iu përket lobimeve është totalisht jashtë angazhimeve profesionale është inekzistente në këtë fushë dhe nuk e bënë as më të voglin hap apo ndonjë lobim për njohjen e shteteve të BE-së, si Spanja apo Greqia”.

Gjithashtu, ai dha disa kritika për qeverinë dhe marrëdhëniet e saj me ndërkombëtarët dhe disa fusha tjera.

“Qeveria e udhëhequr nga z. Albin Kurti ka dështuar në shumë sektore si ekonomi, drejtësi, shëndetësi, po ashtu i ka prish marrëdhëniet me miqtë tanë dhe aleatin tonë SHBA-në, Kosovës ende nuk i janë heq masat e vendosura ga BE-ja.

Albin Kurti me kryeneqësinë e tij, me mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese Kosovës të draft statutit të “Zajedincës” të dhënë nga BE-ja, e humbëm shansin për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”, përmbylli Jeton Halimi për “Bota sot”.

TË FUNDIT
11 orë
Pas Deçanit, Begaj do të shpallet qytetar nderi edhe në Drenas
11 orë
Parlamenti spanjoll nesër debaton propozimin për njohjen e Kosovës
1 ditë
Gjenerali Clark: LDK-ja ishte arsyeja e suksesit të intervenimit të NATO-s në Kosovë
1 ditë
Gjenerali shqiptaro-amerikan paralajmëron fuqishëm Vuçiqin: Ja çka do të ndodhë, nëse përdorni forcën kundër Kosovës (FOTO)
1 ditë
Presidenti Begaj vizitë dyditore në Kosovë. Do nderojë të rënët e UÇK-së

ME TE LEXUARA

1 ditë
Gjenerali shqiptaro-amerikan paralajmëron fuqishëm Vuçiqin: Ja çka do të ndodhë, nëse përdorni forcën kundër Kosovës (FOTO)
1 ditë
Gjenerali Clark: LDK-ja ishte arsyeja e suksesit të intervenimit të NATO-s në Kosovë
11 orë
Parlamenti spanjoll nesër debaton propozimin për njohjen e Kosovës
11 orë
Pas Deçanit, Begaj do të shpallet qytetar nderi edhe në Drenas
1 ditë
Presidenti Begaj vizitë dyditore në Kosovë. Do nderojë të rënët e UÇK-së

LEXO MË SHUMË

bajram begaj

Pas Deçanit, Begaj do të shpallet qytetar nderi edhe në Drenas

spanja kosova

Parlamenti spanjoll nesër debaton propozimin për njohjen e Kosovës

wesley clarck vesli klark

Gjenerali Clark: LDK-ja ishte arsyeja e suksesit të intervenimit të NATO-s në Kosovë

muharrem maralusha

Gjenerali shqiptaro-amerikan paralajmëron fuqishëm Vuçiqin: Ja çka do të ndodhë, nëse përdorni forcën kundër Kosovës (FOTO)

bajram begaj

Presidenti Begaj vizitë dyditore në Kosovë. Do nderojë të rënët e UÇK-së

Lajcak

Borrell i zgjat mandatin, Lajçak mbetet edhe disa muaj në pozitën e të dërguarit të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

KFOR KS

Greqia nis ushtarë në Kosovë në kuadër të KFOR-it

Kurti Mark Rutte

Lidhjet e sekretarit të ri të NATO-s, Mark Ruttes me Kosovën ndër vite

william walker uoker kurti

“Ju lutem që kohë pas kohe ta bëni këtë gjë për Kurtin”, Walker lë mesazhin e “fortë” për gazetarët në Prishtinë

INFO

NA NDIQ