Spartak Ngjela: çfarë i ka thënë Ilir Meta Presidentit Erdogan

0

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar situatën politike në vend. Sipas Ngjelës korrupsioni i lartë në Tiranë është trembur. Ngjela flet edhe për vizitat e presidentit Meta dhe kryeministrit Rama tek Erdogani.

Spartak Ngjela shkruan:

“Shikoni si është trembur korrupsioni i lartë në Tiranë:
Meta shkon te Erdogani dhe i kërkon ndihmë duke i thënë: “Turqia duhet të shpëtojë Shqipërinë nga Amerika”, se i trembet për tmerr shkarkimit në një proces penal.
Kurse Rama, me urdhër të Erdoganit; pasi kthehet nga Turqia, që nuk dihet nëse ka marrë ose jo gjë përsipër për hallin e Metës, ka vendosur në parkun e Liqenit në Tiranë një memorial “dëshmorësh” turq të vrarë në Shqipëri në fillim të shkullit të XX-të si pushtues.