Spartak Ngjela: PD, parti e paaftë që të zgjedhë një kryetar

Picture of Ina Online
Ina Online

07/06/2023

Avokati Spartak Ngjela thotë se ish-kryedemokrati Lulzim Basha kërkon të futet në “lojë” në Partinë Demokratike, megjithatë e dënoi sulmin e mbështetësve të tij ndaj deputetëve dhe anëtarëve demokratë pas mbledhjes së Kryesisë mbrëmjen e djeshme.

Në një intervistë për ABC News, Ngjela u shpreh se me këto veprime, Basha po ndjek rrugën e Sali Berishës. Sipas Ngjelës, Partia Demokratike është e paaftë që të zgjedhë një kryetar.

“Nivel i dobët i politikës. Nuk e di çfarë kërkonte ai Basha me këto. Basha nuk kishte nevojë të thoshte, kam përkrahës, nuk kam përkrahës, duhet të vazhdonte rrjedhën politike të PD-së ligjore, derisa të bënte një kongres, të vinte kandidaturën. Kuptohet që këta që dhanë dorëheqjen, nuk janë me Bashën.

Basha ka dhënë dorëheqjen dikur dhe kërkon të futet prapë në lojë. Nuk i di saktë problemet e brendshme, por nga një vështrim i jashtëm, e konceptoj si nivel të dobët të politikës, sepse është parti e strukturuar, duhet të bëjë kongresin që të nxjerrë kryetarin. Për kryetar mund të konkurrojë gjithkush, brenda statutit të partisë. Kandidat nuk mund të jetë vetëm një, duhet të jenë disa besoj.

Fakti që Basha dha dorëheqjen dhe ishte drejtues mediokër i partisë dhe fakti që kthehet, nuk di çfarë të them. Në momentin që ka sjellë trazirat, konfliktet e brendshme, ai duhet të tërhiqet. Nuk kishte se si hynte me vullnet jashtë procedurial, duhej të hynte me vullnet procedurial dhe të kishte gjetur konsensus me ta, se ka dhënë dorëheqjen për humbjen e zgjedhjeve.

Koshienca politike e nivelit të lartë nuk e pranon këtë mënyrë sjelljeje në politikë. Është garë, gjithësecili ka përkrahjen e vet, por nuk do të thotë, unë kam përkrahësit e mi, rrethoj selinë. Janë gjëra të vjetra që i kanë ndodhur PD-sdë nga Saliu. Po vazhdijnë edhe këta me të njëjtën mënyrë”, theksoi ai.

TË FUNDIT

Zëvendësministri Iseni vizitoj SPB në Kumanovë dhe Njësinë policore Mateç

Mickoski: Ligji për përfaqësim të drejtë do t’i dërgohet Komisionit të Venecias përpara se të hyjë në Kuvend

Tragjike: Tentoi ta shpëtonte djalin në pishinë, nëna nga Kosova humb jetën bashkë me të

Përfaqësuesit e VLEN në Prishtinë në 26-vjetorin e Çlirimit të Kosovës

Mickoski: Artan Grubi iku me veturë diplomatike, po bëjmë gjithçka për t’i kthyer të arratisurit nga drejtësia

Taravari: 26 vjet nga çlirimi i Kosovës – koha për t’u çliruar nga ngërçi politik

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË