Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, tha se janë duke mbledhur informacione për personin i cili shpalosi flamurin “autochthonous” në Tetovë, gjatë vizitës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe se i njëjti do të ndiqet penalisht.
“Bëhet fjalë për informacionet të cilat jemi duke i mbledhur, kemi informacione të cilat i kanë edhe nga SPB Tetovë dhe në nivel të MPB-së, unë mendoj se do të konfirmohet identiteti i këtij personi, klasifikimi sigurisht që është vepër penale në përputhje me rekomandimet që i dha prokurori publik dhe në bazë të kësaj do të ndërmerren masa”, tha Spasovski, raporton SHENJA.
Nëse personi është shtetas i huaj, Spasovski tha se do të shfrytëzohen të gjitha mekanizmat që të nxirret para drejtësisë.