Sot (13.01.2023) ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski me një pjesë të udhëheqësisë së MPB-së e vizitoi Qendrën Policore “Gjorçe Petrov”, bazën e Njësitit për Pozicionim të Shpejtë, ku u promovua Fitnes parku në natyrë, projekt në bashkëpunim me Agjencinë për Rini dhe Sport, në vlerë prej mbi 3 milionë denarëve.
Nevoja e Departamentit për Operacione Speciale Policore për rikonstruimin e fushës së basketbollit dhe instalimin e pajisjeve të fitnesit në ambientet e Qendrës “Gjorçe Petrov”, u promovua në projekt nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut gjatë vitit 2021, i cili parashikon fitnes zonë dhe rikonstriumin e fushës së basketbollit me instaslimin e ndriçimit. Këto ditë nga ana e Agjencisë për Rini dhe Sport u rrumbullakësua instalimi i më shumë fitnes mjeteve si dhe të elementeve për aktivitete fizike, kurse këtë vit pritet edhe përfundimi i fushës për aktivitete fizike, poashtu të realizuara nag Agjencia për Rini dhe Sport.
Ministri Spasovski realizoi takim me drejtorin e Agjencisë për Rini dhe Sport, Naumçe Mojsovski, si dhe me udhëheqësen për investime kapitale në Agjencinë për Rini dhe Sport, Gordana Cekova, në të cilën u informua për fazën e ardhshme nga plani të realizimit i cili përfshin përfundimin e fushës së basketbollit e cila gjendet afër fitnes zonës, si dhe vendosjen e shtresës së tartanit nëpër shtigjet e Qendrës Policore “Gjorçe Petrov” dhe të Kazermës “Ilinden”.
“Jam posaçërisht krenar me të gjitha projektet për të cilat u dakorduam, prej kur janë në krye të MPB-së, janë tërësisht të përfunduara, rezultatet janë të dukshme, duke falenderuar përparimin e të gjithëve në ekip. Kur ekipi ka ide dhe energji për relaizim, rezultatet janë të arritshme. Bashkëpunimi i cili filloi me Agjencinë për Rini dhe Sport këtë vit do të vazhdojë edhe në fazat tjera të projekteve të cilat do të ndikojnë në përgatitjen e përgjithshme të nëpunësve policorë të cilat i shfrytëzojnë. Këtë fitnes zonë do të mund ta shfrytëzojnë rreth 700 nëpunës policorë dhe mbi 100 pjesëtarë të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut”, theksoi minsitri Spasovski.
Gjatë takimit, ministri Spasovski drejtorit Mojsovski në emrin e vet i ndau një fanellë nga reprezentacioni i Maqedonisë në hendboll, me nënshkrim të tij, në shenjë të përkrahjes të reprezentuesve të Maqedonisë në kampionatin botëror të ardhshëm, i cili po mbahet në Suedi dhe Poloni.
Drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport, Naumçe Mojsovski, theksoi se ky është investimi i parë nga Agjencia për Rini dhe Sport për institucionet shtetërore, me bindjen se bashkëpunimi i këtillë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
“Me kënaqësi e realizuam këtë fitnes zonë e cila në mënyrë të drejtpërdrejt do të ndikojë në përgatitjen e nëpunsëve policorë përgjegjës për sigurinë e çdo qytetari. Pas fazës së suksesshme të këtillë të bashkëpunimit këtë vit po e përfundojmë edhe fushën për basketboll dhe fushën shumëdimensionale këtu në QP “Gjorçe Petrov”, me plan për ndërtimin e tartan shtigjeve këtu në Kazermën “Ilinden”. Bashkëpunimi tani më është hapur, i suksesshëm dhe në të ardhmen vetëm do ta thellojmë”, theksoi drejtori Mojsovski.
Pas takimit, të pranishmit e vizituan Dhomën përkujtimore të Njësitit për Pozicionim të Shpejtë, gjatë së cilës Mojsovski u nënshkrua në librin përkujtimor, si dhe vizituan edhe Fitnes parkun në natyrë.
Spasovski : Investojmë për përgatitje më të madhe fizike për 700 nëpunës policorë dhe mbi 100 pjesëtarë të Armatës

13/01/2023
TË FUNDIT