Spasovski kundër Ligjit për amnisti: “Nuk është momenti i përshtatshëm, nuk do të ketë asnjë efekt”

Picture of ina-online
ina-online

01/10/2023

Nuk do të ketë asnjë efekt dhe nuk do të kontribuojë ndjeshëm në lirimin e hapësirës në institucionet ndëshkuese.

Ky është qëndrimi i ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski për ligjin për amnisti që u miratua në seancën e qeverisë, që duhet të kalojë në Kuvend.

Siç thotë Spasovski, ai nuk ka qenë i pranishëm në seancën e Qeverisë kur është shqyrtuar ky propozim ligj, për shkak të një udhëtimi pune, por thotë se personalisht është kundër miratimit të një zgjidhjeje të tillë ligjore, që, sipas tij, nuk do të kontribuojë aspak për qëllimet për të cilat është miratuar.

“Qëndrimi im është se as koha dhe as momenti nuk është i përshtatshëm për miratimin e ligjit për amnisti… Ata persona që kanë kryer krime, kryesisht grabitje, vjedhje të rënda etj., përbëjnë një barrë shtesë për situatën e sigurisë, ose po t’i shohim ligjet e mëparshme për amnisti dhe do të shohim që shumica e atyre njerëzve kthehen pas dy-tre muajsh, sepse kanë bërë sërish krime”, tha Oliver Spasovski, ministër i Brendshëm.

VMRO-DPMNE do ta bllokojë ligjin për amnisti të propozuar nga ministri i Drejtësisë Krenar Lloga, njoftoi në Click Plus kreu i VMRO-DPMNE Hristijan Mickoski. Arsyen pse nuk e mbështesin ligjin ai e ka shpjeguar me faktin se ka dhjetëra krime që nuk duhen amnistuar.

“Prodhim i palejuar dhe lëshim për tregti të drogave narkotike, substancave psikotrope pra për dilerë të drogës, mundësimin për përdorim të drogave narkotike, vepra të rënda kundër shëndetit të njerëzve… vjedhje e rëndë, ndërtim pa leje, mashtrime, kërcënime, fajdexhinjtë, falsifikim të parave. E patë se cilat vepra penale amnistohen dhe tani ne duhet të amnistojmë vepra penale që nuk ka asnjë lloj arsye se përse duhet të amnistohen”, theksoi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së (29.09.2023).

Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga para dy ditëve tha se ligji është i njëjtë me atë të vitit 2018, i cili është propozuar nga grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së, si dhe nga partitë e tjera në vend.

Pas 10 ditëve ligji për amnisti pritet të hyjë në procedurë parlamentare dhe ministri Lloga pret mbështetjen e të gjithë deputetëve pasi pretendon se kjo nuk bëhet për qëllime politike, por për të liruar hapësira në burgje./TV21

TË FUNDIT
16 minuta
Durmishi: Po nisim një proces të ri të rimëkëmbjes ekonomike
24 minuta
Arben Fetai: Këto janë prioritetet dhe katër shtyllat e VLEN në Qeverinë e re
44 minuta
Kasami: Decentralizimi i plotë lokal, prioritet i qeverisjes tonë
1 orë
Mexhiti: Balancuesi do të zëvendësohet me ligj për përfaqësim të drejtë
1 orë
Në një fermë në Gostivar janë vjedhur lopë dhe qengja

ME TE LEXUARA

24 orë
Kasami në takim me Vanhoutte: Plan ambicioz për rrugën eurointegruese të RMV-së
20 orë
Ku janë premtimet e VLEN-it në Programin qeverisës? Heqja e 20%-shit, presidenti në Kuvend, aksionet shtetërore…
24 minuta
Arben Fetai: Këto janë prioritetet dhe katër shtyllat e VLEN në Qeverinë e re
23 orë
Talat Xhaferri edhe një vit do të perdorë veturë zyrtare dhe sigurim prej gjashtë personave
19 orë
Maqedonia me humbje më të madhe të ujit në rajon
1 ditë
Ky është parashikimi i motit për sot
16 minuta
Durmishi: Po nisim një proces të ri të rimëkëmbjes ekonomike
23 orë
Bekteshi: Pre që qeveria e re ta revidojë vendimin në mënyrë që të mos ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike

LEXO MË SHUMË

4a80d4fb-369e-4972-951f-6704aa84eccf

Durmishi: Po nisim një proces të ri të rimëkëmbjes ekonomike

IMG_3408

Arben Fetai: Këto janë prioritetet dhe katër shtyllat e VLEN në Qeverinë e re

kasami

Kasami: Decentralizimi i plotë lokal, prioritet i qeverisjes tonë

VLEN_Ministrat-

Mexhiti: Balancuesi do të zëvendësohet me ligj për përfaqësim të drejtë

policia-maqedonise-598x330

Në një fermë në Gostivar janë vjedhur lopë dhe qengja

Angela Ageler

Ambasadorja amerikane kundër ankesave të Frontit Evropian: Nuk ka detyrim ligjor që BDI të jetë në qeveri

gjarper

Rasti i parë i kafshimit nga gjarpri në Shkup

deponi kum

Pas dy ditësh bllokim të deponisë së Kumanovës, banorët lejuan hyrjen e kamionëve

gruevski

Gruevski: Asnjëherë nuk kam menduar se duhet të ndryshojmë emrin

INFO

NA NDIQ