Spasovski: MPB për qytetarët – Vazhdojmë!

Picture of designer@fetishimedia.ch

17/01/2022

MPB për qytetarët – Vazhdojmë!, kumtoi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot në mëngjes në profilin e tij zyrtar në Fejsbuk.

Çrej vitit 2017 deri në vitin 2021 janë rikonstruuar 70 objekte të MPB-së, uniforma tërësisht të reja për njësitë speciale, Policinë e uniformuar, Sektorin për mbrojtje të personave dhe objekteve të caktuar në kuadër të BSP-së, për Njësinë e helikopterëve dhe për policët dhe kursantët e rinj.

“Janë paguar tre rroga bonus për orë jashtë orarit të punës, sukses serioz në luftën me emigracionin, tregtinë e palejuar me drogë dhe armë, siguri e shtuar në komunikacion. Është kthyer besimi i qytetarëve tek MPB-ja, është vendosur koncepti i policisë – servis i qytetarëve. Republika e Maqedonisë së Veriut është ranguar si shteti më i sigurt në Ballkanin Perëndimor, me kërcim prej vendit 71 në 40 në këtë periudhë kohore”, shkroi Spasovski.Në vitin 2022, kumtoi ministri Spasovski, rritje e rrogës për pesë për qind për të gjithë të punësuarit në MPB, mjete të siguruara për rrogën bonus për mbi 150 orë të realizuara jashtë orarit të punës në vitin 2021, rikonstruim i Qendrës për trajnim Idrizovë, Sektorin për punë qytetare në RTVM dhe ndërtimi i Stacionit policor Aerodrom. Vazhdon rinovimi i NJPB Prilep, NJPB Radovish, NJPB Dellçevë, NJPB Berovë, NJPB Karposh, Sektori për mbrojtje të personave dhe objekteve në Shkup, NJPB Gazi Babë dhe NJPB Sveti Nikole.“Qendra nacionale forenzike – objekt i ri i Sektorit për hulumtime kriminalistike-teknike dhe ekspertizë. Projekti ‘Identifikimi i automatizuar i shenjave të gishtërinjve dhe pëllëmbës” – pajisje e re laboratorike për krim-teknikën. Modernizim i fluturakes së Sektorit për njësi ajrore të MPB-së, me pajisje më moderne për komunikim dhe pajisje për shuarjen e zjarreve”, kumtoi Spasovski.Ministri i Punëve të Brendshme Spasovski paralajmëroi se vazhdojnë edhe në vitin 2022 deri në përmbushjen e plotë të standardeve dhe normave të praktikave bashkëkohore dhe cilësore evropiane dhe botërore policore.

TË FUNDIT

ANATOMIA E NJË DEBATI POLITIK

Fetai: Nga 50 zyrtarë të ASH-së në Qeveri, vetëm 3 kanë dhënë dorëheqje, Taravari po tenton kthimin e BDI-së në pushtet

Universiteti i Harvardit njeh ajetin kuranor si një nga shprehjet më të mëdha të drejtësisë në histori

Bexheti: Fronti Europian është i unifikuar, nuk do të dalë asnjë deputet

Sejdiu: ASH nuk është larguar nga VLEN-i, por vetëm Taravari

Fetai dhe Aziri takojnë euroambasadorin Rokas

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË