Spasovski: Në mbrëmje presim sërish protesta të dhunshme

Kemi informacione se edhe për sonte po përgatiten dhunë dhe kokteje molotovi për protestën e sapo paralajmëruar për mbrëmje”, tha sot ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski pas vizitës së tij tek policët e lënduar nga protestat e mbrëmshme kundër “propozimit francez” për heqjen e vetos bullgare.

“Edhe një grup i atyre që duan të protestojnë po përgatisin edhe kokteje molotovi, të cilat do t’i drejtohen institucioneve dhe për këtë dua të apeloj edhe një herë që të heqim dorë nga një ide e tillë, nuk do të lejojmë në asnjë rast të rrezikojmë. jetën e dikujt apo objektin shtetëror”, tha Spasovski.