Spasovski: Nën kryesimin e Gjermanisë me BE-në, vendi do të nisë negociatat për anëtarësim

0

Kryeministri teknik, Oliver Spasovski në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se Komisioni Evropian gjatë ditës së djeshme edhe zyrtarisht ka njoftuar autoritetet në Maqedoninë e Veriut se tashmë është përcaktuar korniza negociuese për anëtarësim të vendit në BE dhe se e njëjta pritet të miratohet nga vendet anëtare të BE-së.

“Me rëndësi të veçantë është se pikërisht dje në ditën e parë të kryesimit të BE-së nga Gjermania u përcaktua korniza e bisedimeve për Maqedoninë e Veriut. Jam i bindur se me ndihmën e institucioneve të BE-së dhe nën kryesimin e kancelares gjermane Angela Merkel kornizën e bisedimeve do ta miratojnë të gjitha vendet anëtare dhe se do të nisim edhe formalisht bisedimet për anëtarësim në konferencën e parë mes qeverive”, tha mes tjerash Spasovski.