Spasovski: Njësiti i helikopterëve për qëllime të policisë është pajisur me tre helikopterë “Bell”

Picture of designer@fetishimedia.ch

11/01/2023

Në vitin 2022 Departamenti i Njësive Ajrore ka realizuar numër të konsiderueshëm të fluturimeve nga ana e Njësitit të Helikopterëve për Qëllime të Policisë, shkroi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në profilin e tij në Fejsbuk.

“Hetime dhe shpëtim të personave të zhdukur 36 fluturime, transporti i të sëmurëve deri në institucione mjekësore pesë fluturime, fluturime për shuarjen e zjarreve 230”, njoftoi Spasovski.

Për nevojat e policisë janë bërë 652 fluturime, si dhe 212 fluturime për trajnime dhe kontrolle, 224 fluturime për trajnim dhe 12 fluturime për mirëmbajtje.

Njësiti i Helikopterëve për Qëllime të Policisë, në kuadër të MPB-së ekziston që nga viti 1969 dhe është i pajisur me tre helikopterë të llojit “Bell”.

Zjarret katastrofike të vitit 2021, shkruan ministri Spasovski në Fejsbuk, ishin sinjal për MPB-në që të furnizojë pajisje më bashkëkohore.

“Si udhëheqësi e MPB-së dhe e Departamentit për Njësi Ajrore, i njohëm këto nevoja të shtetit për përballje më të suksesshme me zjarret, ndërsa me këtë edhe mbrojtje më e mirë e qytetarëve dhe pronës. Kështu, me kënaqësi të veçantë do të theksoja se për helikopterin ‘Bell 212’, siguruam pajisje më bashkëkohore, e aftësuar për shuarjen e zjarreve – një kovë për ‘Bel 212’ dhe rezervuar Simpleks për ‘Bel 412’ njoftoi Spasovski.

Sipas ministrit Spasovski, me sukses ka përfunduar edhe trajnimi ndërkombëtar nga policia sllovene edhe atë për bartje të ngarkesave dhe për shuarje të zjarreve, për të gjithë pilotët e Njësitit të Helikopterëve për Qëllime të Policisë.

“MPB është servis i qytetarëve në të gjitha segmentet e punës së policisë, ndërsa mbrojtja dhe siguria e qytetarëve mbetet prioritet i yni i lartë. Vazhdojmë edhe në vitin 2023”, shkroi në Fejsbuk ministri Spasovski.

https://www.facebook.com/100044608441941/posts/pfbid02YXuumHoWjT6EJ67xm3XP1H5qvAYa3K6nmxY9h7kxS1wvVSuDUov8t4Ftr7ubyf5Wl/?app=fbl

TË FUNDIT

Kështu festuan ‘Shën Valentinin’ Anita dhe Ramush Haradinaj (FOTO)

FOTO/ Katër banorë të rinj do të futen sonte në ‘BBVA4’

Çfarë e pret përpara në Madrid?

Barcelona mund të transferojë super yllin e Premier Leagues

​Këta janë kandidatët e PDK-së që pritet të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës

BDI kërkon lirimin e shtetasit të Kosovës, që u privua nga liria në vendkalimin kufitar Bllacë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË