Ish ministri i Punëve të Brendshme dhe deputet i LSDM-së, Oliver Spasovski në intervistë për Radio Evropa e Lirë, përmendi rastet kur Qeveria aktuale e udhëhequr nga VMRO-DPMNE ka patur bashkëpunim me BDI-në, dhe sipas tij, nuk do të jetë çudi, nëse BDI bëhet pjesë e Qeverisë.
“Ende pa u formuar Qeveria ne kishim takim të suksesshëm ose bisedime mes VMRO-së dhe BDI-së, të cilët u zhvilluan në Kuvend, ndërsa kishin të bëjnë për përkrahje për Ligjin për organizimin e organeve shtetërore. Herën e dytë është votimi i Ligjit për vetëqeverisje lokale… Koalicioni VMRO-DPMNE është vendosur në baza shumë të mira dhe mua nuk do të më befasonte dhe është për të pritur që BDI sigurt të jetë pjesë e Qeverisë”, ka thënë Spasovski, transmeton SHENJA.