Spasovski: Nuk do të ketë tolerancë për një krim të tillë si në Klinikën e Onkologjisë

INA
INA

4 Shtator, 2023

Ministri i punëve të brendshme Oliver Spasovski sot në TV21 ka folur për hetimet në Klinikën e Onkologjisë. Ai tha se nuk mund të zbulonte detaje, por e konsideroi rastin si krim krim.

“Nuk kam fjalë të cilat mund të përshkruajnë atë që ka ndodhur. Dimensioni njerëzor ka humbur, dhe këto janë raste që ato zgjatën vazhdimisht për një periudhë të gjatë kohore. Ju e dini që ka pasur disa herë shkrime publike, ka pasur raporte të caktuara që janë dorëzuar në ministri dhe në prokurori dhe kjo ka qenë arsyeja për të ndërmarrë veprime”.

“Sa keq të jetë dhe sa të dhemb, kjo duhet shtyrë deri në fund dhe të analizohen të gjitha argumentet. Të gjeturat që janë publikuar, informatat që janë mbledhur nga MPB kanë kërkuar që të konfiskohen pajisjet përkatëse elektronike, nga klinika e onkologjisë të sekuestrohen materiale të caktuara, të cilat përmes analizave do të jenë pjesë e provave”, tha Spasovski.

Ai tha se “një ekip special policor është duke punuar në koordinim me Prokurorinë, është bërë një plan i plotë dhe po punohet intensivisht për mbledhjen e informacionit në këtë fushë.

“Numri i personave në hetim është më i madh dhe nuk mund të dal me shifra. Gjithçka që bëhet është të përcaktohet sepse realisht fajtorët kanë emër dhe mbiemër dhe ata duhet të përcaktohen. Nuk do të ketë asnjë tolerancë për këtë lloj vepre, për këtë lloj krimi, për këtë lloj çnjerëzimi”, tha Spasovski.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_5169

ASH vetë apo me BDI-në në zgjedhje, përgjigjet Taravari

IMG_5169

Taravari: Lëvizja BESA ka rritje të elektoratit

spartak

Ngjela: Të mbyllen me ligj televizionet që ftojnë antishqiptarë në studio!

vmro-mickoski

Kuzeska: Mickoski është kopje e Gruevskit

gjykata-kushtetuese

Gjykata Kushtetuese nuk vlerëson kushtetutshmërinë e Marrëveshjes së Prespës

Gruevski Mickovski

Gruevski i kërkon anëtarësisë të mos i besojnë Mickoskit

kurti me sanxhak dhe lugine

Kurti priti një delegacion të përfaqësuesve politikë të boshnjakëve dhe të shqiptarëve në Serbi

haradinaj-kurti

Haradinaj me akuza të reja: Kurti është shoqëruar me vajzën e ministrit të Millosheviqit

Fatmir Mexhiti

Mexhiti në OKB: Përgjigjja kolektive në kohë pandemie ndërton sistem shëndetësor rezistent

INFO

NA NDIQ