Spasovski: Nuk do të lejojmë tensionim të situatës më 4 shkurt

Iliria News Agency
Iliria News Agency

3 Shkurt, 2023

Ministri i Punëve të Brendshme në Maqedoni të Veriut, Oliver Spasovski, u bënë thirrje qytetarëve që me rastin e festimit të 4 shkurtit, ditëlindjes së Goce Dellçev që të ruajnë qetësinë dhe siguron se nuk do të lejojnë tensionim të situatës.

“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve për qetësi me rastin e festës së 4 shkurtit, ditëlindjes së të madhit tonë Goce Dellçev.

Si Ministër i Punëve të Brendshme nuk do të lejoj poshtërimin e popullit maqedonas!

Institucionet janë duke punuar dhe po mblidhen informacione që do të thotë se kjo pritshmëri e qytetarëve do të realizohet.

Ne duhet të de-përshkallëzojmë situatën që politikanët, grupet dhe individët e papërgjegjshëm duan ta përkeqësojnë. Nuk do të lejojmë asnjë përshkallëzim, incident apo poshtërim të popullit dhe shtetit maqedonas nga askush

Ja cilat janë institucionet e sistemit që funksionojnë dhe që duhet të ofrojnë të gjitha pritshmëritë që kemi.

Dua t’u dërgoj një mesazh të qartë subjekteve politike dhe politikanëve, që të jenë të përgjegjshëm në këtë proces. Sepse papërgjegjshmëria nuk është e mirë për qytetarët dhe shtetin, paqja dhe stabiliteti janë përgjegjësi e secilit prej nesh”, thuhet në njoftimin e Spasovskit./

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

escobar

Escobar: SHBA-ja është përkrahësja më e madhe e Kosovës, po kërkoj vetëm të dëgjohemi

kasami

Kasami: Nuk isha i ftuar në 21 vjetorin e BDI-së! Ali Ahmeti të largohet nga politika (VIDEO)

fitor jakupi

Fitor Jakupi shpall kandidaturën për degën e BDI në Kumanovë

kfori ushtria turke

Forcat komando turke në veri të Kosovës, Spahiu: Ka impakt të rëndë tek serbët

rusia

Plas lufta civile në Rusi? Meçollari: Ushtria ruse dhe Wagner nuk e duan njëra-tjetrën, ka nisur rebelimi

lajcak escobar kurti

Përfundon takimi, Escobar dhe Lajçak 3 kushte për Kurtin

dash-1

Tentuan ta destabilizojnë Ballkanin, SHBA-ja sanksionon shtatë rusë

Pence Mike Pence

Pence kandidon për zgjedhjet presidenciale 2024 në SHBA

mesi-paris

FOTO/Takimi sekret për Messi-n, i ati i yllit argjentinas bisedë me Presidentin Laporta

INFO

NA NDIQ