Spasovski: Partitë politike të mbajnë llogari për shëndetin e qytetarëve

0

Kryeministri i vendit, Oliver Spasovski deklaroi se Qeveria do të kujdeset që zgjedhjet të mbahen në atmosferë të qetë dhe demokratike, duke pasur kujdes gjithnjë shëndetin e qytetarëve. Ai u bëri thirrje aktorëve politik që marrin pjesë në këto zgjedhje që të sillen me përgjegjësi dhe të kenë parasysh shëndetin e qytetarëve.

Spasovski më tej tha se këto janë zgjedhjet e para që vendi i organizon si anëtare e plotfuqishme e NATO-s dhe si vend kandidat për anëtarësim në BE, andaj u shpreh se është momenti që të dëshmojmë se e meritojmë të bëhemi pjesë e familjes së madhe evropiane.

“Zgjedhjet të mbahen në atmosferë demokratike por duke pasur kujdes për shëndetin e qytetarëve. Kemi nevojë për një parlament aktiv dhe qeveri funksionale për menaxhim efikas me koronavirusin. Më 15 korrik qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut do ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës për të zgjedhur institucione funksionale. Është e rëndësishme të dimë se duhet t’i mbajmë maskat dhe të ruajmë distancën. Ta realizojmë të drejtën e votës dhe të zgjedhim institucione funksionale. Për herë të parë realizojmë zgjedhje si vend anëtare e NATO-së dhe si vend kandidat për anëtarësim në BE. Andaj të dëshmojmë se meritojmë të jemi pjesë e familjes së madhe të BE-së”, tha Spasovski, duke shtuar se organizimi i zgjedhjeve të lira dhe demokratike mbetet prioritet i qeverisë, çdo shkelje do të sanksionohet.