Spasovski: Për 10% për një vit kemi zvogëluar kriminalitetin

Ministri i brendshëm, Oliver Spasovski është lavdëruar se ka arritur të ulë shkallën e kriminalitetit në vend.

Ai në një deklaratë për TVM theksoi se nëse krahasohet periudha janar – korrik 2020 me periudhën e njejtë të 2021, atëherë kriminaliteti është zvogluar për 10,8%. Sipas tij, kjo tregon se kemi proaktivitet të organeve të rendit.

Ai po ashtu ka shtuar se ka edhe rënie të kriminalitetit të lidhur me lëndët narkoktike, armë, migrimin ilegal, etj. (INA)