Spasovski për arratisjen e Grubit: “Bateritë” e kamerave në “Bllacë” nuk mund të jenë shkak për sjellje të tilla të papërgjegjshme të MPB-së

Picture of INA
INA

19/12/2024

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSDM-së, Oliver Spasovski, kërkon zbardhjen e plotë të rastit të arratisjes së ish-zëvendëskryeministrit, Artan Grubit dhe përcaktimin e përgjegjësisë për kalimin e tij në pikën kufitare në “Bllacë”.

“Natyrisht që rasti duhet të zbardhet plotësisht dhe të përcaktohet përgjegjësia, por jo vetëm te policët por edhe te eprorët e tyre, si dhe të përcaktohet përgjegjësia e mundshme politike”, thekson Spasovski në një prononcim për “Lokalno”.

Sipas Spasovskit është e qartë se “bateritë” e kamerave të vendkalimin kufitarë “Bllacë” nuk mund të jenë shkak, siç thotë ai, për një sjellje të tillë të papërgjegjshme dhe të paligjshme.

“MPB duhet të përgjigjet nëse sistemi ka qenë funksional dhe a ka funksionuar video-përgjimi, gjë që është shumë e lehtë për t’u kontrolluar”, thekson Spasovski.

Një pjesë e opinionit mendon se arratisja e Grubit është një çështje e dakorduar mes partive në pushtet, për të cilën Spasovski thekson se duhet të zbardhen të gjitha dilemat.

“Nëse nuk sqarohen të gjitha dilemat dhe nuk përcaktohet përgjegjësia, dyshimi dhe mosbesimi me siguri do të mbesin”, shton ai.

TË FUNDIT

Veprimtari nga SHBA me paralajmërim të fortë: Ja pse zgjedhjet e 9 shkurtit janë më të rëndësishmet që nga paslufta!

John Ratcliffe konfirmohet në krye të CIA-s

Taipi numëron projektet infrastrukturore për 2025, nga projektimi për Tetovë-Prizren deri tek segmenti dytë Bllacë-Shkup

BDI: VLEN dje thanë se s’ka më ndikim në gjyqësor, sot fajësojnë prokurorët e së kaluarës

Edhe një tjetër dron për Gjestin, ky është mesazhi që i erdhi

Sërish keqtrajtohen të burgosurit e rastit “Kumanova”

ME TE LEXUARA

1

BDI: VLEN dje thanë se s'ka më ndikim në gjyqësor, sot fajësojnë prokurorët e së kaluarës
1
Edhe një tjetër dron për Gjestin, ky është mesazhi që i erdhi

LEXO MË SHUMË