Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski ka njoftuar se për momentin në Maqedoninë e Veriut gjenden 50 shtetas të Ukrainës. Thotë se të njëjtit kanë lidhje farefisnore me shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe se në vend kanë ardhur me organizimin privat, transmeton TV21.
Megjithatë thotë se kjo nuk do të thotë se nuk mund të pritet fluks emigrantësh nga Ukraina.
“Deri tani nuk kemi ndonjë numër të madh. Numri sillet rreth 50 të cilët janë shtetas ukrainas apo pjesë të shtetasve ukrainas që janë të martuar me shtetas të Maqedonisë. Do të thotë familjet e tyre janë këtu dhe të gjithë kanë ardhur me organizimin e tyre paraprak. Do të thotë privatisht. Në këtë pjesë nuk kemi për momentin ndonjë presion të veçantë për ardhje të emigrantë, por kjo nuk do të thotë se nuk do të ndodh, sepse ajo çfarë po ndodh në Ukrainë është e tmerrshme dhe ne duhet ta ofrojmë dorën e mikut për njerëzit që ikin nga një agresion i tillë”, tha Spasovski.
Kujtoi gjithashtu se tashmë ka hyrë në fuqi vendimi që ukrainasit të lirohen nga pagesa e kartonit të gjelbër dhe se veturat e tyre, në rast të pësimit të dëmeve, do të riparohen falas./TV21.
https://www.facebook.com/tv21hd/videos/728717378130122/