Spasovski: Rritëm me 25% pagat e punonjësve në Ministrinë e Brendshme, rritje e re në shtator

INA
INA

31/07/2023

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski tha se marrëveshja kolektive përfshinë edhe punonjësit e policisë.

“Sigurisht që punonjësit e Ministrisë së Brendshme janë të mbuluar nga kjo kontratë e re, e cila vlen për të gjithë sektorin publik dhe do të gëzojnë përfitimet e saj. Jemi në komunikim të vazhdueshëm me sindikatat, bisedojmë hapur për të gjitha çështjet dhe jemi marrë vesh që policëve të rriten pagat”, tha për “Brif” Spasovski.

Në të njëjtën kohë, Spasovski kujtoi edhe disafishimin e pagave në MPB, pas marrjes së drejtimit të institucionit.

“Kjo është kështu që nga momenti kur e kam marrë drejtimin e MPB-së, sepse për gjithë këtë periudhë deri më sot, të gjithë punonjësve u janë rritur pagat me 25%. Në të njëjtën kohë, të gjitha pagat e bonusit paguhen në kohë, ndërsa deri në vitin 2016 nuk janë paguar, ndaj punonjësit është dashur t’i mbledhin ato përmes procedurave gjyqësore.

Për segmente të caktuara në Ministrinë e Brendshme, ku kemi ndjerë nevojën që njerëzit të jenë edhe më të motivuar, si Departamenti i Informatikës dhe Telekomunikacionit, Forenzikës Digjitale, Departamenti i IPA-së… ata që realisht sjellin mundësi për fonde të reja, pagat e tyre në vitin 2020 janë rritur edhe me 30% për të mbajtur edhe më tej stafin e motivuar”.

Spasovski thotë se me Marrëveshjen e re Kolektive që përmendët parashikohet rritje e re e pagave në sektorin publik ku përfshihet edhe policia.

“Me Marrëveshjen e re Kolektive që përmendët parashikohet rritje e re e pagave në sektorin publik, ku përfshihet edhe policia maqedonase, që nga shtatori të kemi një rritje të re prej 10%, për MPB-në. e dyta këtë vit dhe një sërë përfitimesh të tjera që nënkuptojnë një përmirësim të statusit social të policisë. Shkurt, ne i përdorim të gjitha mjetet e mundshme që kemi në dispozicion, të gjitha në interes të punëtorëve”, theksoi Spasovski.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

azir aliu

Ministri Azir Aliu sjell 5 ligje të rëndësishme për reformën në administratë dhe transformimin digjital

kuvendi shqiptar kaos zjarr

Sali Berisha përjashtohet nga Kuvendi për 10 ditë bashkë me pesë deputetë të tjerë

Palevski palco

Së shpejti do të bëhet ekstradimi i Palevskit/ Do të qëndrojnë në paraburgim në Turqi deri sa t’i dorëzohet RMV-së

foto-autostrada-korridori-8

Shpronësohen 45 parcela përgjatë Korridorit 8/ Grubi: Projekti do të realizohet sipas dinamikës së paraparë

Naim Murseli foto me Behgjet Pacollin

“Zoti e vendos fatin e secilit”, – çfarë kishte rrëfyer Naim Murseli për sëmundjen dhe raportin me Pacollin

paraburgim-1

Maqedonia pa bazë ligjore për dënimin me vdekje, burgimi i përjetshëm mbetet dënimi më i lartë

cigar-elektronike1

Shifra shqetësuese për duhanpirjen te minorenët/ 12,4% nga mosha 13 deri 15 vjeç konsumojnë duhan

artan grubi

Grubi: Do të mbulohen shpenzimet e rrugës për administratën shtetërore në vlerë prej 50%

vrasja ekuador remzi azemi

Vrasja në Ekuador e shqiptarit, arrestohet në Maqedoni i shumëkërkuari

INFO

NA NDIQ