Spasovski: Shkurtohen pagat e funksionarëve të emëruar dhe zgjedhur…

0

“Jemi në test si asnjëherë më pare, bota përjetoi kërcënimin më të madh që pas luftës së dytë botërore. Kemi marrë masa drastike, si kufizimi I lëvizjes. Këto masa dhanë rezultat. Kemi rritje lineare të virusit. Është e rëndësishme që të zvogëlohet përhapja e virusit, që tu krijojmë mundësi sistemit shëndetësor që të funksionoj si duhet. Një numër i madh i qytetarëve tanë nuk shkojnë në punë, fëmijët nuk shkojnë në shkollë. Masat e para duhej të ishin ndërprerja e punës në disa ndërmarrje të vogla dhe të mesme, kjo ishte fronti I pare që të ndalojmë hovin e përhapjes së virusit Korona, tentojmë që të rruajmë sa më shumë vende të punës”, tha Oliver Spasovski, kryeministër.
Të gjithë funksionarët e emëruar dhe zgjedhur do të marrin paga minimale për muajin prill dhe maj, përfshi edhe presidentin e shtetit, kryeministrin, ministrat, kryetarët e komunave dhe të tjerë.
“Të gjithë funksionarët e emëruar dhe të zgjedhur do të marrin pagë minimale prej 14.500 denarëve gjatë muajit prill dhe maj. (Presidenti, kryeministri, kryeparlamentari, deputetët, ministrat, zv.minitrat)”, tha Spasovski.
Kryeminsitri gjithashtu theksoi se gjatë krizës së koronavirusit të gjitha bankat do të shtyjnë pagesën e kësteve të kredive për të gjithë qytetarët për 3-6 muaj dhe atë pa nënshkrimin e aneks marrëveshjeve.
“Për të gjithë zanatçinjtë, si automekanikët, berberët, bukëpjekësit etj, për të pasur qasje në këtë masë do të sjellim urdhëresë ditëve në vijim.
Ndihmë për sportistë. Të gjithë të punësuarit në sport, në shoqatat e sportit Qeveria do të sigurojë pagë minimale prej 14.500 denarëve për muajin maj dhe prill. Ndihmë për artistët. Për gjithsej 141 artistë Qeveria do të sigurojë pagë minimale prej 14.500 denarëve për muajin maj dhe prill”, tha Spasovski.
Masat e qeverisë parashohin edhe pagë mujore për qytetarët që kanë mbetur pa punë për shkak të krizës. Qeveria do të mbulojë 50% të neto pagës për qytetarët që kanë mbetur pa punë si pasojë e pandemisë Covid-19, në afat prej 6 muajve.