Spasovski: Sulmi në “East Gate”, ballafaqim i bandave kriminale të krijuara për 30 vjet

ina-online
ina-online

28/10/2023

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ka folur për rastin e fundit që ndodhi në Qendrën Tregtare “East Gate”, ku nga të shtëna me armësh u plagosën rëndë dy persona.

Spasovski për MIA-në thot se janë duke biseduar me shumë persona, po sigurojnë prova dhe janë duke punuar intensivisht për gjetjen e sulmuesit, por siç thotë ai, ende është herët për të dhënë më shumë informacione për opinionin. Sipas Spasovskit, rolin kryesor në hetim e ka Departamenti i Hetimeve të Mjekësisë Ligjore. Në lidhje me motivet, i pari i policisë thotë se është ballafaqim i bandave kriminale të krijuara 30 vjet për të cilat, ai shtoi se flitet shumë dhe askush nuk ka marrë përgjegjësi për t’u marrë me to.

“Janë struktura kriminale të krijuara prej 30 e më shumë vitesh, për të cilët të gjithë flasin me zë të lartë, por askush nuk mori përgjegjësi për t’u pastruar me to dhe kjo udhëheqje e bëri dhe është e vendosur të pastrojë deri në fund. Duhet shumë burime, shumë mund, shumë energji që kjo të ndodhë, por gjërat që do të kontribuojnë që struktura të tilla kriminale të qëndrojnë prapa hekurave, të dalin para drejtësisë duhet të plotësohen”, deklaroi Spasovski.

Ai më tej thotë se gjatë mandatit të tij në krye të policisë, kanë rezelutate më të mira në 30 vitet e fundit, pasi siç thot ai, 5.441 persona janë sanksionuar në luftë kundër tregtisë së kundërligjshme me drogë.(INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

ora

Doganat e Maqedonisë parandalojnë kontrabandim të 84 orëve Casio dhe 7.560 copë bizhuteri

moti

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

kercove

Digjet një shtëpi në Kërçovë, humb jetën një 79-vjeçar

shkolla-nxenes-780x439-1

Zgjidhet problemi me nxënësit shqiptarë në Çashkë të Velesit, filloristët ndjekin mësimin në shqip

stoilkovski

Stoilkovski lë në pikëpyetje pjesëmarjen e VMRO në Qeverinë teknike

Xheladin-Murati-780x470-1-696x419

Murati me kritika të ashpra për politizimin e arsimit

kkk

Spitali Klinik i Tetovës pranon donacion mbi 1 milion euro nga kompania Ecolog (VIDEO)

pazar-treg-shkup-1

Masat anti-krizë, masa populiste për vota në zgjedhje

xhelo

Murati me kritika të ashpra për politizimin e arsimit

INFO

NA NDIQ