Spasovski uron Hotin

0

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka pranuar një letër urimi për zgjedhjen e tij në krye të Qeverisë së Kosovës, nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski.

Ai përmes letrës ka falënderuar për marrëdhëniet e mira mes dy vendeve fqinje dhe se është i hapur për bashkëpunim.

“Më lejoni të shpreh kënaqësinë time për komunikimin e suksesshëm midis dy vendeve në realizimin e qëllimeve të përbashkëta dhe zgjidhjen e shumë çështjeve me interes të përbashkët, veçanërisht në këtë kohë të vështirë të trajtimit të pandemisë. Ne mbetemi të hapur për të forcuar bashkëpunimin brenda proceseve tona të integrimit dhe promovimin e bashkëpunimit rajonal”.

Letra e plotë: Shkëlqesia Juaj, Me rastin e emërimit tuaj si Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës, kam kënaqësinë, në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tim personal, të ndaj urimet e mia të sinqerta dhe t’ju uroj punë të suksesshme në kryerjen e kësaj pune të përgjegjshme.

Përfitoj nga kjo mundësi për të shprehur kënaqësinë time për marrëdhëniet miqësore midis dy vendeve tona, të cilat karakterizohen nga mbështetja dhe respekti i ndërsjellë.

Më lejoni të shpreh kënaqësinë time për komunikimin e suksesshëm midis dy vendeve në realizimin e qëllimeve të përbashkëta dhe zgjidhjen e shumë çështjeve me interes të përbashkët, veçanërisht në këtë kohë të vështirë të trajtimit të pandemisë. Ne mbetemi të hapur për të forcuar bashkëpunimin brenda proceseve tona të integrimit dhe promovimin e bashkëpunimit rajonal.

Jam i sigurt se dy vendet tona do të vazhdojnë të punojnë në drejtim të intensifikimit dhe promovimit të marrëdhënieve të gjithanshme bilaterale, me theks të veçantë në bashkëpunimin ekonomik, në interes të qytetarëve tanë dhe për zhvillimin e vendeve tona.

Shkëlqesia Juaj, ju lutem pranoni konsiderata e mia më të larta.