Spasovski: VMRO-DPMNE dhe BDI në opozitë që të ripërtërihen, votoni për të ardhme të sigurt

0

Qytetarët të dalin të votojnë qartë duke i cekur dallimet mes sundimit demokratik dhe
prosperues të LSDM-së me regjimin të cilin e krijoi VMRO-DPMNE, porositi mbrëmë
pas takimit me banorët e Çairit, bartësi i listës së koalicionit “Mundemi” në NJZ 2,
Oliver Spasovsk

Më 15 korrik, theksoi Spasovski, zgjedhja është e thjeshtë: Jo për regjimin e
rrezikshëm i cili vodhi dhe ndërkombëtarisht izoloi dhe për nacionalizmin që
kthen prapa, Po për të ardhme të sigurt, para tek qytetarët, Republikë të
Maqedonisë së Veriut në NATO dhe BE. Këto janë zgjedhje shumë të
rëndësishme, për të ardhme të sigurt dhe ekonomi të shpejtë zhvillimore,

Vetëm politikanët të cilët kujdesen për të gjithë, tha ai, mund t’i sjellin të
mira edhe Çairit edhe këtij shteti. Regjimi i VMRO-DPMNE-së nuk është
zgjidhje sepse mendon vetëm për vete, vjedhin, rrënojnë gjithçka, kërcënojnë
për ndihmë shtetërore, rroga, pensione, qytetarët i lanë në gërmadha dhe në
baltë, përderisa ata vidhnin për xhepin e vet dhe për pallatin e tyre të
bardhë. As nacionalizmi i BDI-së nuk është zgjidhje, sepse provuam se
politikat nacionaliste nuk sjellin asgjë të mirë për shtetin. BDI vendosi të
shkojë në këto zgjedhje me nacionalizëm, sepse nuk ka çka t’u ofrojë
qytetarëve, janë pa ide pas 17 viteve në pushtet. Prandaj është mirë që edhe
VMRO-DPMNE edhe BDI të mbeten në opozitë, të vetëripërtërihen dhe në
zgjedhjet e ardhshme, nëse kanë sukses të reformohen., ndoshta do të kenë
gjasa tek qytetarët”, porositi Spasovski.