Shkaqet e djegies së Gjykatës së Kumanovës, flet ministri i brendshëm

ina-online
ina-online

11 Korrik, 2023

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në një deklaratë për media dhe lidhur me zjarrin që shpërtheu në Gjykatën e Kumanovës, tha se nuk dihet saktësisht se çfarë e ka shkaktuar zjarrin, por se janë aktivizuar të gjitha shërbimet në terren në mënyrë që të mund të kryejë një kontroll dhe të përcaktojë shkakun e zjarrit, përcjell INA.

Sipas informacioneve fillestare, nga zjarri është djegur një pjesë e arkivit me sende të vjetra në Gjykatën e Kumanovës.

“Për momentin nuk mund të themi saktësisht se çfarë është përfshirë nga zjarri pasi sipas informacioneve të fundit, procesi i fikjes ende po vijon. Ne kemi aktivizuar të gjitha shërbimet. Nga Shkupi kanë shkuar në Kumanovë edhe shefat e departamentit për hetime kriminalistike dhe teknike dhe ekspertizë që të bëhet një kontroll dhe të shohim se cilat janë shkaqet dhe çfarë konkretisht është prekur nga zjarri”, tha ministri Oliver Spasovski.

Zjarri ka rënë pas mesnate, ndërsa tymi është ende i pranishëm në ambientet e gjykatës në Kumanovë.(INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

adnan-neziri

Neziri: VMRO-ja ka mbështetur ligjin për Amnisti në takimin me ministrin Lloga

rama kurti

‘KFOR të marrë nën kontroll veriun’/ Kurti i përgjigjet Ramës

kovacevski talat xhaferi kuvend

Kovaçevski: Nuk do të ketë amnisti për të dënuarit e rastit “Monstra”

burgu-idrizove

Ligji për amnisti në Maqedoni, pritet lirimi i 286 të burgosurëve

Canak

Çanak tronditë Serbinë: Grupet kriminale u mbështetën nga qeveria e Serbisë

IMG_5599

Gjuhë e urrejtjes nëpër media gjatë informimit për ndryshimet kushtetuese

krenar lloga

Nuk pajtohet me ndryshimet e Kodit Penal/ Lloga tregon përse nuk i nënshkroi ndryshimet ligjore

Krenar lloga

Lloga për Ligjin për amnisti: Pres mbështetje dhe përveç albumit me fotografi nga vizita ime, do të blej edhe pasqyrë, për secilin deputet që të shikohet në pasqyrë para se të votojë për këtë ligj

bekim sali

Bekim Sali shpalos dokumentin ku shihet se deputetët e Alternativës nuk kanë votuar për propozimin për ndryshimet në Kodin Penal!

INFO

NA NDIQ