SPB Tetovë: Aksident në autostradën Tetovë-Shkup, humb jetën një 45 vjeçare

Sot, rreth orës 10:50, në SPB-Tetovë është denoncuar se në autostradën Shkup – Tetovë, në afërsi të “Jerebinës”, një automjet udhëtarësh “Toyota Rav” me targa amerikane, që drejtohej nga F.L (45) Dobroshti I Tetovës, ka dalë nga rruga. Në këtë aksident, F.L ka marrë lëndime të rënda trupore dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Prokurori Publik së bashku me një ekip nga SPB-Tetovë, janë duke bërë ekspertizë në vendin e aksidentit – thuhet në njoftimin e policisë së Tetovës./KlanMacedonia/