SPB Tetovë me kontroll të shtuar për trotinetët elektrik, shqiptohen 11 gjoba

Më 27 shtator 2022, nga ora 13:00 deri në ora 17:00, në zonën e gjerë Tetovë-Gostivar është kryer kontroll për trotinetët elektrikë, gjatë të cilit janë bërë gjithsej 11 kundërvajtje (Tetovë 7 dhe Gostivar 4), janë zbuluar parregullësi në qarkullim dhe ngasësit janë sanksionuar.

Dënimet kishin të bëjnë me personat që përdornin skuterë elektrikë pa pajisje mbrojtëse dhe që lëviznin në vende të papërshtatshme.

Të gjithë shkelësve u janë shqiptuar gjobat përkatëse dhe do të përballen me pagesa monetare të përcaktuara me ligj.

SPB Tetovë sërish apelon tek personat që ngasin trotinetë elektrik që të mos lëvizin në rrugë, por ekskluzivisht në shtigje dhe korsi për biçikleta, në shtigje apo në zona të tjera të komunikacionit destinuar për këtë qëllim.

Gjithashtu, kësaj kategorie përdoruesish të rrugës këshillohet të rregullojnë shpejtësinë maksimale në 25 kilometra në orë, ndërsa nëse lëvizin përgjatë shtigjeve, duhet të përdorin kaskë mbrojtëse.

Ndryshe, ndaj atyre që nuk respektojnë rregullat dhe ligjet do të vijojnë parashtresat e parapara, me gjoba prej 80 eurove në kundërvlerë në denarë.