SPB Tetovë: Vitin e kaluar janë regjistruar mbi tetë mijë shkelje në trafikun rrugor

Picture of designer@fetishimedia.ch

05/01/2022

Vitin e kaluar (2021) në rrugët në rajonin e SPB Tetovë, më saktë në autostradën Gostivar-Tetovë-Shkup dhe në rrugët rajonale dhe lokale në rrethin e Tetovës, si dhe në rrugët e Tetovës gjithsej 8164 automjete, përkatësisht drejtues mjetesh nuk kanë respektuar shenjat e komunikacionit dhe rregulloret që kanë të bëjnë me shpejtësinë maksimale të lejuar të lëvizjes.

Shumica e tejkalimeve janë të regjistruara në autostradë dhe magjistrale nga ana e automjeteve,
ndër të cilat shpesh herë janë evidentuar edhe automjete që kanë lëvizur me mbi 70 kilometra në
orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Për të gjithë vozitësit me shpejtësi të lartë janë përgatitur parashtresa në përputhje me Ligjin për siguri në komunikacionin rrugor dhe për këtë lloj kundërvajtje pritet të marrin gjoba përkatëse prej 45 deri në 400 euro në kundërvlerë në denarë, varësisht nga madhësia e shpejtësis së tejkaluar.

Nga ana tjetër vozitësit që kanë qenë tejet të shpejtë do të përballen me pezullim të përkohshëm të patentë shoferit në afat nga tre muaj deri në një vit.

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë edhe këtë vit vazhdon me aktivitete kontrolluese për
shpejtësi dhe veçanërisht në orët e mbrëmjes kur është aktivizuar i ashtuquajturi “radari i natës” dhe do të sanksionojë të gjitha shkeljet. Aq më tepër që vitin e kaluar shpejtësia e pa përshtatur sipas kushteve të rrugës është shkaku më i shpeshtë i aksidenteve të trafikut në këtë zonë me gjithsej 299 aksidente, pasuar nga veprimet jo të duhura (227 aksidente).

TË FUNDIT

Kiara Tito pjesë e Miss Shqipëria: Një rikthim plot emocion, kujtime dhe mirënjohje!

Vetëvendosje zyrtarizon kandidatin për Prishtinën – Çeku në garë për kryetar

Fetai: S’do ketë më pasuri të paprekshme – miratohet strategjia e re e konfiskimit

FSK në qendër të vëmendjes në Pentagon – Jashari prezanton zhvillimet

“Pentagoni gati për luftë nëse Trump urdhëron!”

Prokuroria ngrit procedurë për incidentin e djeshëm në Çair

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË