Specialja publikoi në gjyq bisedën mes Mijallkovit dhe Thaçit, ja çka flasin

0

Prokuroria Speciale lëshoi dy biseda të përgjuara lidhur me manipulimet zgjedhore të vitit 2013 në kuadër të rastit Titanik 2. Në bisedën e parë Sasho Mijallkov i thotë Menduh Thaçit se ka urgjencë për Strumicën.

S.M.: Menduh!

M.Th: Fol

S.M.: Çfarë bën?

M.Th.: Ja këtu rri me njerëz.

S.M.: Kam një urgjencë për ty.

M.Th. Po?

S.M.: Mund të votoni për ne tani për Strumicë? Të mos….

M.Th.: Në komision?

S.M.: Po, në KSHZ

M.Th.: Mundet, ja do të lajmërohem menjëherë.

S.M.: Ama duhet tani menjëherë të fillojë, për 5 minuta. Ne e shtymë pak.

M.TH.: Menjëherë, menjëherë lajmërohem për një minutë dhe të tregoj…

S.M.: Hajde!

Pastaj vijon biseda tjetër e përgjuar mes Thaçit dhe Bedredin Ibrahimit pasi ka mbaruar biseda e kreut të PDSH së me Mijallkovin.

M.Th.: Tash e keni Strumicën apo?

B.I.: Jemi duke diskutuar për atë.

M.Th.: Do të votosh për këta, për t’u prishur.

B.I.: Për dy minuta

M.Th.: Do të votosh për t’u prish, sepse jemi marrë vesh për Çairin.

Prokuroria Speciale prezantoi edhe video inçizime nga mbledhja e KSHZ në të cilin është votuar për një vendvotim në Strumicë.