Specialja shpall konkurs për përkthyes, rroga 100 mijë denarë

Prokuroria Speciale Publike (PSP) ka shpallur konkurs për vendin e punës përkthyese nga gjuha maqedonase në gjuhën angleze dhe anasjelltas, njofton Zhurnal.mk

Për këtë vend pune janë parapar 1 milion e 200 mijë denarë për një vit gjegjësisht 100 mijë denarë në muaj.

 

Sipas kushteve të kërkuar në konkursin në fjalë përkthyesi apo përkthyesja e ardhëshme e PSP-së do të jetë e obliguar që çdo ditë të përkthej nga 10 faqe, ndërsa kontrata e punës do të jetë e vlefshme një vit. Ndërsa konkuri është I hapur deri në fund të muajt shkurt.