Spektakël dhe surpriza në Champions League

0

Takimet e xhiros së pestë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve kanë dhuruar spektakël dhe rezultate surprizë. Rezultati më befasues u shënua në Ukrainë, ku Real Madrid u mposht 2-0 nga Shakhtar Donetsk.

Dentinho kaloi në avantazh vendasit, ndërkohë që vuajtjet e spanjollëve morën goditjen e fortë me golin e Solomon, i cili vulosi shifrat përfundimtare në 2-0. Fitore që mban llogaritë e grupit B të hapura, pasi janë në lojë 4 skuadra pas fitores me plot vuajtje të Interit 3-2 në Gjermani ndaj Borussia Munchengladbach.

Zikaltërit iu falën dopietës së Lukakut dhe VAR-it, për të marrë 3 pikë dhe për të qënë në lojë për një biletë në raundin tjetër, me verdiktet që do të vendosen në takimin e fundit të grupit.

Kampionët në fuqi të kësaj gare, Bayern Munich nuk falin askënd, edhe pse e kanë vulosur kualifikimin në raundin tjetër si kokë grupi. Gjermanët ndalën Atleticon e Madridit 1-1, duke ia komplikuar spanjollëve vijueshmërinë në Champions. Jurgen Kloop provon të rinjtë ndaj Ajax-it dhe Liverpool triumfon.

Anglezët fituan falë një goli të të riut Jones dhe takimi fundit ndaj Midjuland do të shërbejë thjeshtë për statistikë. Në takimet tjera, Manchester City barazoi 0-0 përballë Portos, Atalanta-Midjuland u mbyll në barazim 1-1, Marseille fitoi 2-1 kundër Olimpiakos teksa Salzburgu likujdoi Lokomotivën e Moskës 3-1.