Spektakël në El Klasikon e shekullit: Barça përmbys Realin 4:3 dhe shpallet kampione

Picture of Ina Online
Ina Online

11/05/2025

Në një prej El Klasikove më dramatike dhe më të paharrueshme të dekadës, Barcelona ka mposhtur Real Madridin me rezultat spektakolar 4:3 (4:2) në kuadër të xhiros së 35-të të La Ligës, duke siguruar praktikisht titullin kampion të Spanjës.

Në një ndeshje që do të mbetet gjatë në kujtesën e tifozëve, Kilian Mbappé realizoi het-trik, por as kjo nuk mjaftoi për të ndalur furinë katalanase. Ferran Torres shkëlqeu me tri asistime, ndërsa dyshja Rafinha-Jamal “vallëzoi” me mbrojtjen madrilene, duke i dhënë fitoren Barcelonës në një ndeshje të çmendur.

Mbappé e nisi fuqishëm me dy gola në minutat 5 dhe 14, duke e futur Barcelonën në nokdaun. Por katalanasit reaguan shpejt – Garsia ngushtoi në minutën e 19-të, ndërsa Jamal barazoi në të 32-tën. Në vazhdim, Rafinha realizoi për 3:2 dhe më pas për 4:2, pas një momenti të diskutueshëm me VAR që anuloi një gol tjetër të Mbappé.

Në pjesën e dytë, Barcelona dominoi edhe pse kishte epërsinë, duke treguar vendosmërinë për të mbyllur sezonin me stil. Një tjetër gol i Mbappé u anulua për pozitë jashtë loje, ndërsa tifozët në “Spotify Camp Nou” shpërthyen në festë.

Ky ishte El Klasiko i emocioneve, kthesave dhe spektaklit të pastër – një ndeshje për historinë!(INA)

TË FUNDIT

“Largohuni për të mbijetuar”, Irani nis valë të re sulmesh me raketa ndaj Izraelit

Takim për projekte të përbashkëta – Ali Ahmeti pret ministrin Liburn Aliu

Karl Gega, inxhinieri shqiptar që ndërtoi hekurudhën e parë malore në botë (VIDEO)

Osmani pas samitit të SEECP: BE të heqë sanksionet, qytetarët nuk duhen mbajtur peng

Samiti i SEECP në Tiranë, Begaj: Serbia dhe Bosnja refuzuan deklaratën përfundimtare (VIDEO)

Xhaka drejt Milanit pas bisedës me Taren, pritet marrëveshja me “aspirinat”

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË