Spekulimi për zgjatjen e jetës në pushtet

Picture of INA
INA

10/08/2023

Shkëlzen Halimi

Elitat politike shqiptare asnjëherë nuk ofruan analizë të thella rreth problemeve të shqiptarëve. Mungesën e kësaj qasjeje ato mundohen ta justifikojnë me anë të disa aktiviteteve që u ngjajnë “spektakleve” të zymta. Imponimi i këtyre “spektakleve” shpesh bëhet edhe përmes formave barbare, siç ishte krijimi i kallaballëkut me nxënës dhe arsimtarë të dëgjueshëm që pozicionohen në vijat e para, duke krijuar përshtypjen se kënaqësia nga partia në pushtet meriton “vlerësimin” e të gjithëve. Ky, në fakt, është një akt i dhunshëm dhe realizohet nën trysninë e keqpërdorimit të mjeteve të pushtetit, kurse kjo është mbytëse dhe provon se nuk bëhet fjalë për fuqi të partisë, por për një diktaturë të butë, e cila kërkon që besnikëria ndaj partisë të manifestohet zëshëm.
Spekulimet nuk pushuan asnjëherë, sepse ishte mënyra më e mirë për zgjatjen e jetës në pushtet. Spekulimi si mjet i efektshëm, i jep përmbajtje aktivitetit politik në njërën anë, kurse në anën tjetër kamuflon shterpësinë për shkak të mungesës së vizionit dhe të një analizë më të thukët.
Sado që deklarohen se prioriteti i tyre i vetëm është interesi i populli, ata prapa vetes do lënë një harmoni negative, një hendek të thellë, që shoqërinë shqiptare e bënë shoqëri të paralizuar. Në përshtypjet e rreme, mashtruese që i krijojnë elitat politike, spikas guximi i proklamimit të avancimit të çështjes shqiptare dhe, duke u betuar para masave se nuk do të keqpërdoret besimi, ata do të thonë se prioritet i tyre do të jetë që mbi atë besim të mbijnë lulet e së mirës. Por, zymtimi i horizontit të politikës shqiptare, fatkeqësisht, gjithnjë paralajmëron komprometimin që fare s’i skuq sherifët lokalë dhe shefat e tyre, të cilët ndaj çdo pakënaqësie reagojnë ose me premtim për punësim, ose me punësim të përkohshëm…

TË FUNDIT
1 ditë
Mjaft më vrasjeve mes të rinjve shqiptarë, në politikë duhet bërë ndryshimi, ja VLEN
2 ditë
Çfarë fshihet pas sinjalizimit të Putin për armëpushim?
3 ditë
Si po ngjall presidenti i Serbisë ndjenja kundër Perëndimit, Maqedonia mos t'i hyjë qorrsokakut!
3 ditë
DW: A është Gjermania e përgatitur për pandeminë e ardhshme?
1 javë
Legjitimiteti dhe pushteti

ME TE LEXUARA

1 ditë
Mjaft më vrasjeve mes të rinjve shqiptarë, në politikë duhet bërë ndryshimi, ja VLEN

LEXO MË SHUMË

ejup berisha

Mjaft më vrasjeve mes të rinjve shqiptarë, në politikë duhet bërë ndryshimi, ja VLEN

Putin

Çfarë fshihet pas sinjalizimit të Putin për armëpushim?

vucic okb

Si po ngjall presidenti i Serbisë ndjenja kundër Perëndimit, Maqedonia mos t’i hyjë qorrsokakut!

gjermani jeta

DW: A është Gjermania e përgatitur për pandeminë e ardhshme?

zeka-alternativa

Legjitimiteti dhe pushteti

sunaj-raimi

Infeksioni politik i TV kanaleve shqiptare

refik hasani

Marrëveshja e Konçulit

ali mehmeti

Koha që shqiptarët në MV të përfaqësohen ndryshe nga sa ka bërë për 20 vjet BDI-ja

andi-bushati

Pritini kokën Albinit, por mos harroni interesin e Kosovës

INFO

NA NDIQ