Spitalet e Allajbegut nën hetim në Shqipëri, ja detajet

Picture of Ina Online
Ina Online

12/04/2025

Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur të nisë një hetim paraprak ndaj dy spitaleve në pronësi të Klodian Allajbeut, American Hospital SHA dhe International Hospital SHA, për dyshime mbi abuzim me pozitën dominuese në tregun e shërbimeve spitalore dhe ofrim të shërbimeve ekskluzive, në kundërshtim me ligjin shqiptar të konkurrencës, shkruan JOQ Albania.

Vendimi u mor në mbledhjen e Komisionit të Konkurrencës të mbajtur më 9 prill 2025, pas shqyrtimit të raportit të monitorimit të tregut. Hetimi do të mbulojë periudhën nga 1 janari 2022 deri më 31 dhjetor 2024.

“Gjatë procedurës së monitorimit, është konstatuar pozita dominuese e ndërmarrjeve American Hospital SHA dhe International Hospital SHA, në kuptim të nenit 8 të Ligjit nr. 9121/2003,” thuhet në njoftimin zyrtar. Po ashtu, është ngritur dyshimi se për disa shërbime të caktuara dhe ekskluzive, këto spitale mund të kenë shkelur edhe nenin 9 të të njëjtit ligj.

Ndërmarrjet në fjalë janë të njohura për përfitimin e disa kontratave koncesionare në sektorin e shëndetësisë, përfshirë ato për laboratorët dhe hemodializën — marrëveshje që janë shpesh në qendër të debatit publik si afera të dyshuara korruptive.

Emri i Klodian Allajbeut është përmendur edhe në dosjen hetimore të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për një udhëtim të përbashkët në Kinë, për të cilin ende nuk dihet zyrtarisht kush i mbuloi shpenzimet.

Paralelisht, Allajbeu është subjekt i një tjetër hetimi nga Prokuroria Speciale e Kosovës, për dyshime mbi pastrim parash nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve dhe mashtrimit me Administratën Tatimore të Kosovës./JOQ Albania

TË FUNDIT

Gjesti shpallet fitues i Big Brother VIP Albania 4

Gjesti jep vulën, tregon si ndihet me Eglin

Incident që në hyrje të Big Brother, ja çfarë ndodhi?

Jul Deda nxjerr sheshit pak para finales emrin e FITUESIT të BBVA 4?

Lojtari i Madh!

“Unë e di kush e ka të blerë çmimin”, ish-banorja hedh dyshime për finalen e BBVIP4

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË