Spitali i Kumanovës me drejtore të re

ina-online
ina-online

21/09/2023

Biljana Ivanovska është drejtoreshë e re e Spitalit të përgjithshëm të Kumanovës, ndërsa e merr detyrën nga dr. Snezhana Zaharieva të cilës i ka skaduar mandati.

Ivanovska është magjistre, e punësuar në institucion shëndetësor si psikologe në repartin psikiatrik.

Ajo është anëtare e Odës së psikologëve dhe është psikologe e licencuar.

Ivanovska theksoi se do të angazhohet për kujdes adekuat dhe cilësor shëndetësor për pacientët nga Kumanova dhe komunat nga verilindja, për furnizimin e pajisjeve të reja, investimin në mjekë dhe kuadro tjetër në edukimin e tyre të mëtutjeshëm.

“Jam e hapur për bashkëpunim me pacientët, për vërejtjet e eventuale, kritikat dhe sugjerimet e tyre për përmirësimin e funksionimit të institucionit”, deklaroi Ivanovska.

Spitali i Kumanovës është ndër më të mëdhenjtë në vend me më shumë se 700 të punësuar dhe ofron kujdes shëndetësor për pacientët nga pjesa verilindore e vendit me rreth 180.000 banorë.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Levizja Evropiane per ndryshim LEN opozita shqiptare

Gashi: Pushteti po përgatit falsifikimin e zgjedhjeve, ne nuk do ta lejojmë këtë!

takimi lidereve lideret

Partitë merren vesh për mbajtjen e zgjedhjeve, ja datat?

Krenar Lloga

Lloga: Dënimi me vdekje është i ndaluar tek ne, por mendoj se do të ishte shpëtim për ata monstra

blerim sejdiu

Zhelinë/ Sejdiu ka penguar prerjen e druve nga një kompani private: Dëmtim brutal i natyrës

Trajanov

Trajanov propozon: Zgjedhje pa qeveri teknike dhe një Njësi Zgjedhore

Arben Taravari

Shfuqizimi qeverisë teknike, Taravari: Tendenca e VMRO-së është më shumë të mos ketë kryeministër shqiptar

zejd

Zejdi: Kryeministri shqiptar mund të presë, nëse ka marrëveshje për ndryshimet kushtetuese

takimi lidereve lideret

Kasami, Mexhiti dhe Gashi braktisën takimin e liderëve, kërkojnë zgjedhje të parakohshme

vanja

Koment nga Bekim Qoku për ngjarjen e rëndë në Maqedoni

INFO

NA NDIQ