Spitali i Qytetit i stërmbushur nga pacientë të ardhur nga Qendra Klinike

Picture of INA
INA

07/06/2024

Spitali i Qytetit ka mobilizuar të gjitha kapacitetet për tu bërë ballë fluksit të shtuar të pacientëve të sjell nga Qendra Klinike, pasi atje nuk po funksionojë sallat e operacioneve shkaku i defektit. Kryekirurgu i Traumatologjisë në Spitalin “Shën Naumi i Ohrit” Nebojsha Nastov, tha se janë detyruar të lënë anash të gjitha operacionet elektive dhe si pasojë lista e pritjes së pacientëve në nevojë është rritur për një afat të pacaktuar. Ai tha se rastet urgjente janë shumëfishuar, pasi që vijnë nga të gjitha anët e vendit.

“Kapaciteti në tri javët e fundit është mbushur nga 95-100% në bazë ditore varësisht nga numri i të pranuarve dhe atyre të lëshuarve, por mund të them se kapaciteti është mbushur plotësisht. Kirurgjia është repart që përveç përkushtimit në punë nevojitet edhe dëshira për të ndihmuar, kështu që ne do të jemi në gjendje të mbahemi në këtë ritëm të punës për aq sa do të jetë e nevojshme. Rreth 17-25 pacientë në ditë iu nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale si raste urgjente vetëm në spitalin tonë”, tha Nebojsha Nastov, Kryekirurg i Traumatologjisë në Spitalin e Qytetit.
Ndërkaq, drejtoresha organizative e spitalit, Nermine Shaqiri, ka apeluar që sa më shpejt të tejkalohen problemet me sallat operative të Qendrës Klinike, që edhe këtu gjërat të kthehen në normalitet. Ajo tha se kanë kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë të sjellin staf mjekësor nga institucionet tjera shëndetësore.

“Kemi marrë shkresë nga Ministria e Shëndetësisë, të cilët kërkojnë riorganizim të stafit nëse kemi nevojë për ndihmë, në fakt atë po pe presim. Po sigurisht, në aspektin teknik kemi të kompletuar, rregullisht ka servise të pajisjeve dhe nuk kemi asnjë problem më atë çështje. Iu bëjmë thirrje autoriteteve që sa më shpejtë të tejkalohet atje problemi në mënyrë që situata të kthehet në normalitet”, deklaroi Nebojsha Nastov, Kryekirurg i Traumatologjisë në Spitalin e Qytetit.

Përderisa situata alarmante është në javën e tretë, autoritetet po përpiqen të gjejnë arsyen përse në disa salla të operacioneve të Kirurgjisë në “Nënë Tereza” po vjen një erë e keqe nga sistemi i ajrit të komprimuar. Ekzaminimet e ekspertëve ndërkombëtarë sugjerojnë që të ndërrohet i gjithë sistemi i ajrit dhe oksigjenit ngaqë tani 30 vite nuk është rinovuar dhe tani ka sjellë një situatë para kolapsit të sistemit shëndetësor. /Alsat

TË FUNDIT

Shkyçja e numrit në rritje të qytetarëve nga ngrohja qendrore, do të ketë pasoja

“Higjiena Komunale”: Komuna e Çairit na ka borxh 7 milionë denarë

Taravarit i ik edhe një deputet – Mimoza Musa vazhdon me Arben Fetain në VLEN

Plas sherri në emision ‘live’: “Veç je femër se…” – debat i ashpër mes këngëtarit dhe ish-missit

Kurti e shkarkon zv.ministrin Arbër Vokrri pas deklaratave se ndërkombëtarët i kanë nxitur trazirat në Veri

Në Nerovë të Krushevës zgjidhje për objektin shkollor nuk ka, ndërsa bojkoti i nxënësve vazhdon

ME TE LEXUARA

1

Plas sherri në emision 'live': “Veç je femër se...” – debat i ashpër mes këngëtarit dhe ish-missit
1
Kurti e shkarkon zv.ministrin Arbër Vokrri pas deklaratave se ndërkombëtarët i kanë nxitur trazirat në Veri

LEXO MË SHUMË