Spitali i Strugës mjerim, BDI 20 vjet pushtet dhe sa herë premtoi, reagon ASH

Picture of designer@fetishimedia.ch

06/01/2023

Aleanca për Shqiptarët në Strugë ka reaguar për gjendjen e mjerueshme në spitalin e Strugës.

“Historia e Spitalit të Strugës ose Spitali i Strugës – HISTORI…!”, fillon reagimin ASH në Strugë duke vijuar:

Kudo në botë qytetarët kërkojnë ndihmë në spitale, ndërsa tek ne, mjekët kërkojnë ndihmë, sepse nuk i përballojnë dot kushtet në të cilat punojnë.

(marrur për bazë reagimin e shokut tim të studimeve dhe shumë të respektuar d-r Vullnet Bekteshi para do kohe).

Në shikim të parë duket e çuditshme, por kur kujton partinë që është 20 vite në pushtet dhe gjendjen e përgjithshme shoqërore tek ne, e kupton se s’ka sesi edhe shëndetësia (spitalet) të dallojnë nga lëmitë e tjera, ku vërehet degradimi total nga mosfunksionimi i sistemit.

Ja disa fakte të shkurtëra të degradimit të spitaleve dhe funksionimit të tyre në Strugë, sidomos SPITALI I PËRGJITHSHËM STRUGË:

• Objekti i spitalit të qytetit në Strugë, është ndërtuar kah fundi i viteve 1960 – 1970 të shekullit të kaluar, d.m.th. ka 60 – 63 vjet, si i tillë i planifikuar për nevojat e 20.000.00 – 30.000.00 banorëve.
Shtimi i nevojave dhe i shërbimeve shëndetësore që atëherë është shumëfishuar në Strugë, mes tjerash edhe nga rritja e numrit të banorëve të Strugës, por objekti ngeli i njëjtë ose pak më ndryshe, ashtu si shtoheshin shërbimet dhe personeli ashtu shtoheshin barakat tipike qesharake rreth spitalit.
Dhe pak histori, pasi që BDI më shumë se 20 vite është në pushtet, gjatë kësaj kohe ka pasur:
•Ministër në Qeveri,
•Deputet nga Struga në Parlament,
•Drejtor spitalesh për disa mandate,
•Një periudhë edhe Ministri i Shëndetësisë në pushtet, i BDI – së,
•Zëvendës Ministër të Shëndetësisë në pushtet i BDI –së,
•Ministër të Vetëqeverisjes Lokale nga Struga,
•Drejtori të Institutit Shëndetësor nga Struga, i BDI – së dhe sot,
•Dy deputetë të BDI-së, nga Struga dhe disa të tjerë,
•Kryetari i Komunës BDI- së me katër mandate,
•Drejtori,
– E SPITALI MBETI NË GJENDJEN QË E KEMI GJETUR SIÇ EDHE E MBAJ MEND UNË, POR EDHE MË KEQ EDHE MË TË SHKATËRRUAR…
Kryetari i BDI – së, nga Struga, premtoi para 5 – 6 viteve se në Strugë do të ndërtojmë Spital të ri, e keni edhe në Programin e Zgjedhjeve Parlamentare 2020, e që është duke rezultuar si thënja jonë e famshme: PRIT GOMAR SE DO MBI BAR.
Që spitali dhe shëndetësia është degraduar sikurse të gjitha institucionet tjera që drejton partia në pushtet, tregon fakti që për 4 vite në Spitalin e Përgjithshëm në Strugë, janë ndërruar 5 drejtorë, pra spitalin e menaxhon politika, partia dhe jo profesionalizmi.
Janë pranuar mbi 20 mjekë në spital, sidomos nëpër fushata zgjedhore, e për ironi të fatit sot ankohemi se nuk ka mjekë dhe kushte nëpër reparte, të gjithë ankohemi se mjekët emigrojnë, sepse angazhimi i mjekëve dhe stafi menaxhues i spitalit të përgjithshëm profilizohet në bazë të interesave të klaneve politike jashtë spitalit dhe jo në bazë të nevojave të qytetarëve dhe reparteve spitalore.
Shumë shpejt do të dalin rezultatet e lindjeve për vitin 2022 në Strugë dhe Ohër, aty do të shihni dallimin e lindjeve, si rezultat i partizimit dhe bërjes politikë në funksion të votave edhe me spitalet.
Kurse doktorit të Repartit të Pediatrisë, shokut tim të nderuar, do t’i jepja një këshillë, kërkoni prej Drejtorit të Spitalit të dërgojë në specializim mjekët e përgjithshëm që punojnë me vite të tëra në spital, e deri atëherë lidhni dhe vazhdoni kontratat për punë me honorare, së paku me mjekët që i plotësojnë kushtet për pension, por që shfaqin dëshirë të punojnë, kur paskemi nevojë për ta”, reagon ASH dhe kryetari i saj në Strugë, Lulzim Nasufi.(INA)

https://www.facebook.com/787019504743031/posts/pfbid0Sh2qnDvQPuHXqU3kEehkmKBpLKSeKNh8NoYLHMKMFn5Ny6YSFbebCc3B8z76wEFhl/?mibextid=UUgoR4

TË FUNDIT

Vuçiq: Kurti e urren popullin serb, është iluzore që të flasim për ndonjë kompromis derisa ai është në pushtet

Trump sot e ndryshon Amerikën

Kurti: Për mbrojtje nga Serbia, e kemi ushtrinë tonë dhe komandantin Bashkin Jashari (video)

Ramush Haradinaj zhvillon takim me Richard Grenell në SHBA, jep detaje nga biseda mes tyre

“TikTok” rikthehet për përdoruesit amerikanë, pas ndërhyrjes së Trump

Komunat nisin procedurat, Qeveria ndau 100 milionë euro

ME TE LEXUARA

1
Vuçiq: Kurti e urren popullin serb, është iluzore që të flasim për ndonjë kompromis derisa ai është në pushtet
1
Trump sot e ndryshon Amerikën
1
Kurti: Për mbrojtje nga Serbia, e kemi ushtrinë tonë dhe komandantin Bashkin Jashari (video)
1
Ramush Haradinaj zhvillon takim me Richard Grenell në SHBA, jep detaje nga biseda mes tyre
1
“TikTok” rikthehet për përdoruesit amerikanë, pas ndërhyrjes së Trump

LEXO MË SHUMË

Vuçiq: Kurti e urren popullin serb, është iluzore që të flasim për ndonjë kompromis derisa ai është në pushtet

Trump sot e ndryshon Amerikën

Kurti: Për mbrojtje nga Serbia, e kemi ushtrinë tonë dhe komandantin Bashkin Jashari (video)

Ramush Haradinaj zhvillon takim me Richard Grenell në SHBA, jep detaje nga biseda mes tyre

“TikTok” rikthehet për përdoruesit amerikanë, pas ndërhyrjes së Trump

Komunat nisin procedurat, Qeveria ndau 100 milionë euro