SPITALI MODULAR I NGJANTE “PAZARIT”! Vazhduan dëshmitë për zjarrin në Tetovë

Iliria News Agency
Iliria News Agency

16/02/2023

Katica Dimovska, nëna e Marijës e cila humbi jetën tha se natën kur shpërtheu zjarri ka qenë me vajzën e saj e cila vuante nga paraliza cerebrale. Ajo tha se zjarri që ka shpërthyer në dhomën ku ishte ajo është përhapur shumë shpejt, brenda dy minutave

Urim HASIPI
Këtë të enjte ka vazhduar seanca gjyqësore e dëgjimit të dëshmitarëve të Prokurorisë Publike të Tetovës për zjarrin në “Spitalin Modular” në Tetovë. Gjatë seancës kryesisht kishte pyetje se a kishte aparate për shuarjen e zjarrit dhe a lejohej hyrja e personave tjerë që shoqëronin pacientët. Sipas dëshmive, në Spitalin Modular ka patur edhe persona tjerë që kanë qenë si shoqërues të pacientëve. Dëshmitare u paraqit Minivere Abduli, në cilësinë e punonjës në Spitalin Modular në Tetovë. Ajo ka treguar se në momentin kritik ku ka shpërthyer zjarri, ka qenë duke ndarë terapinë për pacientët. “Në atë moment ishim në punë dhe ndaheshim terapi, kishim një paciente në gjendje të rëndë dhe filloi zjarr dhe kishim tym. Ajo paciente ndërroi jetë, shkova të kërkojë ndihmë dhe për dy tre minuta u përhap zjarri dhe nuk mund të kthehesha në dhomë”, tha ajo.
Biljana Gjorgjevska , poashtu motër medicinale tha se në natën kritike ka qenë në dhomën numër 3, ku edhe shpërthyer zjarri. Në atë dhoma kë qenë një pacient në gjendje të rëndë. “Ora 19:00 kam ardhur në ndërrim, dhe kemi bërë ndarjen e terapisë. Në dhomën 3 kishim një pacient dhe pash zjarr që përhapej shumë shpejt. Dy mjekët dhe dy motra medicinale. Kishte një shoqërues për pacienten dhe si shoqërues ishte babai i saj. Nuk ka pasur shoqërues tjerë. Dera ishte e mbyllur prej brenda. Nuk kam lëshuar asnjëherë pacient të hyjë brenda. Ka pasur aparate për shuarjen e zjarrit në dhomën e pritjes” tha ajo duke shtuar se ka ndihmuar në largimin e pacientëve. Ka patur tabelë të vendosur ndalohet hyrja për të papunësuar.
Katica Dimovska,nëna e Marijës e cila humbi jetën, tha se natën kur shpërtheu zjarri ka qenë me vajzën e saj e cila vuante nga paraliza cerebrale. Ajo tha se zjarri që ka shpërthyer në dhomën ku ishte ajo është përhapur shumë shpejt, brenda dy minutave. “Kishte sulm dhe ishin ftuar mjekët. Ata erdhën të ndihmojnë dhe dëgjova një shpërthim dhe kemi parë zjarr. Zjarri përfshiu edhe vajzën dhe tentuam që sa shuajmë zjarrin mbi atë. Të dy deri te korridori dhe tentuam ta nxjerrim, dera ishe larg, burri hapi derën me këmbë dhe e kemi nxjerr. Kishte karrocë dhe e larguam dhe vajza me siguri kishte ndërruar jetë ndërkohë”, tha Dimovska.
Poashtu edhe Boban Dimovski dëshmoi dhe tha se në spitalin modular në Tetovë, mund të hyje dhe dilej kur të doje. Sipas tij, aty ishte si në treg edhe se kanë patur vërejtje nga mjekët që mos frekuentojnë. Eksperti Robin Boshkovski inxhinier i diplomuar dhe që ka kryer hetimin mbi shkaqet e zjarrit, edhe njëherë tha se zjarri është pasojë e kabllos vazhduese ku ishte i vendosur aparati për oksigjen.
Seanca e radhës mbahet më 2 mars, ndërsa për zjarrin në spitalin modular janë të akuzuar, ish drejtorët Florin Besimi dhe Arftan Etemi, përgjegjësi i modularit Boban Vuçevski dhe Spitali Klinik I Tetovës. Në zjarrin që kaploi Spitalin Modular në Tetovë më 8 shtator të vitit 2021 humbën jetën 14 persona.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

geer event multimedial

Event multimedial në Rezidencën e BE-së “Të ecësh në vija të holla”

aeroport

Anulohen fluturimet Vjenë-Shkup dhe anasjelltas, për shkak të grevës së “Austrian Airlines”

4 vjetori nato

4 vjet anëtarësim në NATO, asnjë fjalë shqip

talat xhaferi

Takimi Xhaferi – Kocevski: Efikasiteti i institucioneve për zgjedhje të korrekte

Mickoski vmro platforma

BDI i reagon Mickoskit: Për fituesit në palën shqiptare vendosin vetëm votuesit shqiptarë dhe jo Kremlini

cokollata-62127

Çokollata që urgjentisht tërhiqet nga tregu në Kroaci, nëse e keni, hidheni menjëherë (FOTO)

riker

Reeker: NATO është siguri dhe stabilitet dhe BE-ja mund të sigurojë prosperitet në Maqedoni

Pançe Toshkovski

Vrasja e mjekut, Toshkovski: Kemi persona të dyshuar, deri tani janë ndaluar dy persona

lumi-vjosa

BERZH i jep Shqipërisë 75 milionë euro kredi për të mbajtur të pastër lumin Vjosa

INFO

NA NDIQ