Spitali në Korenë e Jugut përfshihet nga zjarri, humbin jetën 41 persona

Një bilanc tragjik si pasojë e përfshirjes së një spitali nga zjarri, ka shkaktuar 41 viktima dhe 70 të plagosur.

Zjarri ra në Sejong Hospital të Miryang, në Korenë e Jugut, herët në mëngjes, ose në orën 23.30 të mbrëmjes së të enjtes, me orën tonë.

Flakët u përhapën me shpejtësi nëpër reparte, duke bërë që të evakuohet spitali gjashtë katesh, ku ndodhet edhe një qendër për të moshuarit. Ishin rreth 70 persona që u shpëtuan nga zjarrfikësit, të cilët luftuan me flakët për orë të tëra, deri sa i shuan.

Një numër i madh pacientësh u asfiksuan dhe disa të tjerë gjetën vdekjen, gjatë transferimit për në spitale të tjerë, shkruan noa.al.

Paraprakisht dyshohet se flakët e zjarrit u konstatuan fillimisht tek ndihma e shpejtë, ndërsa më tej e gjithë godina u përfshi nga flakët. Megjithatë mbetet mister arsyeja e rënies së zjarrit. /a.y/noa.al